FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama nga Londra: Të krijojmë një task forcë të përbashkët për të drejtat e punonjësve

Kreu i qeverisë Edi Rama ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar për vizita zyrtare.

Kryeministri ka hapur axhendën e takimeve të tij në London School Of Economics. Këtë takim Rama e njoftoi përmes një fotoalbumi të publikuar në rrjetet e tij sociale.

Sipas tij takimi po mbahet për të krijuar një “Task Forcë” të përbashkët për të drejtat e punonjësve dhe jo vetëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në prestigjiozen London School of Economics për të krijuar një “Task Force” të përbashkët për të drejtat e punonjësve, kontratat e përbashkëta të punës, arsimin profesional dhe politikat rreth emigrimit”- tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rreth orës 12:00, kryeministri do të zhvillojë një takim me kryetarin e Dhomës së Komunëve, Lindsay Hoyle. Takimi me homologun Sunak do të mbahet rreth orës 16:00 dhe më pas pritet të ketë një deklaratë për mediat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?