FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama ngushëllon Gjermaninë e Rusinë: Kemi një armik të përbashkët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për ngjarjet e rënda të ndodhura mbrëmë, kur ambasadori rus u vra në një galeri arti në mes të Ankarasë, ndërsa në Berlin një i ri, i dyshuar pjesë e ISIS grabiti një kamion dhe hyri me shpejtësi brenda turmës së njerëzve në një treg Krishtlindjes, duke lënë pas 12 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Duke shprehur dhimbjen dhe solidaritetin me Gjermaninë e Rusinë, kryeministri Rma thekson se sot armiku i përbashkët i njërëzimit ëhstë një dhe i vetëm: Terrorizimi.

“Nazizmi i shekullit XXI, goditi mbrëmë dy shtete që kanë mosmarrëveshje të hapura mesveti, Gjermaninë e flamurit të vlerave europiane dhe Rusinë e kontradiktave të mëdha, duke na kujtuar se sidoqoftë armiku i njerëzimit sot është një dhe i përbashkët: Verbëria Terroriste! Me dhimbje për jetët e humbura dhe solidarë me Gjermaninë mike e Rusinë e largët në këto orë dramatike”,- shkruan Rama në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?