FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama mban ”premtimin”, shkarkon dy drejtorë

Në Asamblenë e PS-së, kryeministri Edi Rama foli për shkarkime. Ai u kërkoi ministrave, deputetëve dhe përfaqësuesve të tjerë të partisë, që të jenë më pranë qytetarëve dhe të angazhohen më shumë. “Qytetarët nuk hanë shifra”, u shpreh ai ndër të tjera.

Nuk ka vonuar shumë nga ”premtimi”, dhe sot kanë nisur shkarkimet e para. Mësohet se kreu i qeverisë ka thirrur në raportim mujor Drejtorët Rajonalë të Punësimit për matur performancën e tyre në Punësimet përmes Zyrave Shtetërore të Punës.

Mësohet se Rama ka shkarkuar Drejtorin Rajonal të Punësimit në Elbasan, Oltion Kukunja dhe atë të Delvinës, Skënder Qilimi për performancë të dobët dhe mospërmbushje të objektivave të vendosura nga kreu i qeverisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Elbasani ka punësuar përmes zyrave vetëm 65 persona që nga 110 që ishte objektivi i punësimit për muajin prill. Me 45 punësime me pak se objektivi. Drejtori i Punësimit në Delvinë, ishte me vetëm tre punësimë nën objektiv, por Rama nuk e ka falur duke e shkarkuar nga detyra.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?