Rama: Një kontratë të majme apo një Shqipëri fituese? De Biasi shmang përgjigjen
Një nga gazetarët më të njohur britanikë, Alastair Campbell, ka zgjedhur Shqipërinë për të promovuar librin e tij të rradhës “Fitimtarët”, ku të pranishëm ishin personalitete të rëndësishme të botës së sportit dhe politikës.
Përveç temës kryesore që ishte sigurisht përmbajtja e librit të shkruar të shkruar nga ai njeri që në të shkuarën ka shërbyer edhe si zëdhënës i ish-kryeministrit anglez Toni Blair, në diskutim nuk mund të mos përfshihej edhe kontrata e Gianni De Biasit, ku kryeministri Rama shkëmbeu batuta me trajnerin e përfaqësues sonë.
Tekniku italo-shqiptar ishte i pranishëm në panel sëbashku me ish-trajnerin e Milanit dhe kombëtares italiane, Arrigo Sacchin.
Rama: Dua të pyes Giannin, nëse do të duhet të zgjedhësh mes një kontrate me shumë para dhe Shqipërisë që nuk të ka ofruar një shumë të tillë por që të ka bërë fitues, sinqerisht çfarë do të zgjidhje?
De Biasi: Më duket se paskeni rënë dakord me Dukën për pyetjen. Diferencën për të arritur objektivin e bën pasioni, duke dhënë sigurisht maksimumin. Shpresoj që në të ardhmen të bëjmë edhe më shumë por mendoj se i kemi dhënë jetë një lëvizje të re në futbollin shqiptar. Besoj se futbollistët tanë me atë arritje madhështore kanë frymëzuar brezat e rinj.
Pavarësisht se intervistuesi në këtë rast ishte vetë kreu i qeverisë Rama, sërish tekniku i përfaqësueses kuq e zi nuk preferoi edhe njëherë të jepte një përgjigje nëse e ardhmja e tij do të jetë me kombëtaren shqiptare apo do të zgjedhë një tjetër destinacion.
KOHA JONË SONDAZH

