“Rama nuk fali vetëm detin, por do të zgjerojë varrezat greke. Do nisë gërmimet në stadiumin e Përmetit”

Një akuzë shumë e rëndë vjen prej historianit Arben Llalla në lidhje me vizitën më të fundit të kryeministrit shqiptar në Greqi.  Sipas tij, në Athinë Edi Rama ka diskutuar për shtimin e numrit të varrezave greke në Shqipëri për ushtarët e rënë në luftën Italo-Greke në territorin e Shqipërisë.

Shënimi i plotë denoncues i studiuesit të njohur të marrëdhënieve shqiptaro-greke:

“Edi Rama gjatë takimit me Micotaqin nuk bisedoi vetëm për kufirin detar të Jonit, por e vuri në dijeni kryeministrin grek duke i dhënë llogari se qeveria Rilindase, të cilën ai drejton ka nënshkruar të gjitha dokumentet për zgjerimin e varrezave të ushtarëve grekë në Këlcyrë-Kosinë edhe me rreth 2.000 varre të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Rama i tha Micotaqit se vazhdojmë me suksese që kjo varrezë të arrijë në rreth 4.000 varre bosh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edi Ramaqis premtoi se shumë shpejt do fillojnë gërmimet në stadiumin e futbollit të Përmetit, por edhe në Pallatin e Sportit duke rrënuar fushën e futbollit.

Rama premtoi se çdo shpenzim për blerjen e tokës për varrezat greke do t’i mbulojë qeveria shqiptare nëpërmjet ministrisë së mbrojtjes së Çashkës.

Ja këto janë disa pjesëza nga llogaridhënia e Ramës në drejtim të Micotaqit që mediat shqiptare e greke nuk i thonë.
Gojët e “liga” në Përmet thonë se toka prej 4 mijë metra katrorë është blerë me ndërmjetësues grekofon. Por, Edi Ramaqis do çirret: “Gënjeshtra! Gënjeshtra! Fajin e ka Saliu!”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?