Rama: Nuk ka skenar për të eleminuar kreun e opozitës

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një deklaratë për shtyp, nga ku konfirmoi informacionin mbi kërcënimin ndaj kryetarit të opozitës Lulzim Basha, por ai theksoi se pavarësisht se është i vërtetë ky informacion,nuk ka të dhëna  të dhëna bindese për të qenë realisht shqetësues.Rama theksoi se nuk ka skenar per te eleminuar kreun e opozites

“Nuk ka pasur asnjë skenar për ekzekutim. Ka pasur informacion që është trajtuar me seriozitetin më të madh. Ekspertriza tregon se informacioni nuk është mjaftueshmërisht i besueshëm. Janë marrë masat sikur të ishte diçka realisht e vërtetë.  Ju siguroj se kreu i PD-së është më i mbrojtur si asnjëherë dhe do të jetë tërësisht i mbrojtur deri në fund dhe  do bëhet gjiçthka që shteti ka për detyrë”- tha Rama

Edi Rama: Në situatën surreale që ka krijuar PD duke u përpjekur të minojë themelin e jetës demokratike, lirinë dhe të drejtën e votuesve të saj për ët zgjedhur po ndodh ajo që nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri. Është opozita dhe jo qeveria që refuzon dialogun.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurrë ky vend nuk e ka parë një krizë të tillë artificiale të provokuar dhe promovuar nga një elitë e korruptuar dhe e habruar politkanësh, gjyqtarësh.. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Opozita refuzon brutalisht dialogun . Të sabotojë cdo përpjekje të qeverisë për dialog.

Kam mobilizuar zyrën time për të komunikuar me kryetarin e PD. Kam treguar gadishmërinë për të mbështeur nismën e presidenit për dialog .  Por dhe nisma vullnetmirë e presidentit nuk po sjell asnjë sukses, edhe pse i është lënë dorë e lirë të diskutojë çfarë do të flasë në tryezë.

Ky pozicionim  është krejtësisht i papranueshëm dhe i papajtueshëm i PD-së. 

Kjo krizë artificiale krijon një perceptim negativ për Shqipërinë, frymëzon kriminalitetin, ushqen fantazinë e atyre që nuk e duan këtë vend, duke krijuar shtigje për të synuar destabilizim të mundshëm

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?