Rama paralajmëron operatorët turistikë: Çertifikohuni ose do të konfiskoheni!
Me afrimin e sezonit të ri turistik, kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje Operatorëve të Turizmit Detar që të certifikohen nga Ministria e Turizmit, ose përndyshe do të ketë masa, si gjoba ose konfiskim.
“Me sezonin e ri turistik, i cili këtë vit po afrohet më shpejt dhe edhe më i mbarë se i shkuari, Operatorët e Turizmit Detar duhet medoemos të çertifikohen zyrtarisht nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.
Aplikimet janë të hapura për të gjitha subjektet që ofrojnë mjete apo aktivitete lundrimi për qëllime turistike duke nisur nga motorët e ujit dhe deri tek motoskafët e anijet turistike, të cilat jo vetëm do të gjobiten, po edhe do të bllokohen e do të konfiskohen në rast mungese të çertifikatës përkatëse”, shkruan Rama në facebook.