Rama për kërkesën e arrestimit të Tahirit: Presion mua nuk më bën dot njeri
Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot deklaratat e opozitës së kancelari të huaja i kanë kërkuar kreut të qeverisë arrestimin e Saimir Tahirit.
Rama u shpreh se “presion mua në shqip apo anglisht nuk më bën dot njeri”, duke lënë të kuptohet se nuk ka pasur një kërkesë të tillë.
Ai shtoi se në takime i kanë kërkuar sqarime për atë që ka ndodhur, por nuk ka pasur asnjë kërkesë. “Ka të huaj që janë interesuar për të kuptuar si qëndron çështja, por jo kërkesë”,- tha Kryeministri Edi Rama.
Kryeministri Edi Rama ka folur për deklaratat e ish ministrit Saimir Tahiri gjatë ditës së sotme kur tha jashtë ambienteve të Kuvendit se: “Nuk ka bir nënë dhe bir kurve që të më pengojë mua që të bëj drejtësi”. Kjo deklaratë është interpretuar si kërcënim dhe shantazh ndaj Ramës, por i pyetur në emisionin ‘Real Story’ të gazetarit Sokol Balla, kryeministri tha se kjo e bën për të qeshur, pasi sipas tij Tahiri nuk është njeriu qe përdor të tilla metoda kërcënimi.
“Për batutën s’kam koment që unë të kopjohem nga ata që janë rritur nën hijen time, ndodh shpesh, s’është problem. Ai nuk është pjese e grupit parlamentar te PS, është i lirë të bëjë të gjitha batutat që dëshiron, ajo që mund të them unë është që një pjesë e atyre që komentojnë jetën tonë politike duan të bindin të tjerët atë që besojnë vetë lidhur me mua, si funksionoj unë, është një gjë që mua më bën për të qeshur që Saimir Tahiri më bën mua presion, është thjesht dhe vetëm për të qeshur.
S’besoj se ka në këtë histori lidhje fjala presion me mua personalisht, me ne, dhe me vetë atë. Unë e di mirë se si funksionon, s’është absolutisht njeriu që përdor metoda të cilat ata që i përdorin i komentojnë, Saliu e bën, e mendon, ka pasur në jetën e vet mesazhe të koduara. Për mua jo se unë e kam idenë se kush janë burrat dhe birat në këtë rast.
Po flasim për gjithë atë propagandë dhe shtrembërim që i bëhet gjithë këtij rasti, unë s’jam avokati i Tahirit, s’është puna ime ta bëj, sa i takon mua më vjen për të qeshur”- tha Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155747157901523/
Kryeministri Edi Rama ka folur në sot emisionin “Real Story” për votimin e qeverive të BE në qershor për hapjen e negociatave me Shqipërisë.
Kryeministri tha se deri sa të gjitha vendet të thonë “Po” duhet marrë në konsideratë dhe mundësia që të mos çelen negociatat.
Ai hodhi poshtë zërat se Franca është kundër integrimit të Shqipërisë. “Franca do të jetë në krahun tonë. Gjermania, forca e gravitetit. Nuk duhet te ngatërrojmë qeveritë me individët”,- tha Kryeministri.
Në hyrje të intervistës, Balla u kujtoi Edi Ramës, se 20 vite më parë kur ai hynte në politikë ishte Fatos Nano që premtoi se do ta çonte vendin në BE.
“Ky rekomandim është kërkuar në vite dhe mund të kishte qenë shumë më i shpejtë. Shqipëria mund të kishte përparuar shumë më tepër se të tjerët. Me që e përmende Fatos Nanon duhet thënë se dhe ai ka kontribut për këtë proces”,- tha Edi Rama.
KOHA JONË SONDAZH

