FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Për Veliaj vendosin forumet. Duam të qeverisim aq mirë sa në Tiranë në çdo bashki

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në emisionin “Real Story” dhe për rikandimin e Erjon Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës.

Kreu i qeverisë ju shmang pyetjes konfirmuese ose mohuese, por tha se vendimmarrja për këtë çështje u takon forumeve të Partisë Socialiste, por tha se modeli i drejtimit të Bashkisë së Tiranës do të shtrihet pas zgjedhjeve të ardhshme vendore edhe në bashkitë e tjera.

I pyetur nga Sokol Balla në Vizion Plus për rikandidimin e Veliajt për një tjetër mandat, Rama tha se “Unë jam një socialist serioz edhe bëhet fjalë jo për të kandiduar Erion Veliajn, bëhet fjalë për të kandiduar 61 kryetarët e ardhshëm të bashkive dhe në respekt të një procesi që është i njëjtë dhe i barabartë për të gjithë nuk mund të bëhet asnjë përjashtim. Do të pritet dita kur do vendoset kush do të jetë për katër vitet e ardhshme kryetari apo kryetarja jonë e bashkisë në të 61 bashkitë e Republikës. Dhe ne duam që qershorin e ardhshëm të marrim përsipër të qeverisim po kaq mirë sa Tiranën dhe qytete e tjera dhe disa qytete që fatkeqësisht vuajnë keqqeverisjen e kryebashkiakëve, të atyre që sot janë në opozitë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?