Rama reagon për samitin e BE-së: I gjithë Unioni i BE i rrëmbyer nga Bullgaria, nuk është një spektakël i mirë për t’u parë!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet në datat 23 e 24 qershor.

Në një postim në Twitter Rama shkruan: 

Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria, nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!

SHKARKO APP