Rama: Reforma në drejtësi, hap negociatat për anëtarësim me BE

 

Rruga për hapjen e negociatave kalon përmes reformës në drejtësi është shprehur kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp pas dorëzimit të raportit të BE-së. Megjithatë, shton kryeministri, reforma në drejtësi nuk merret si detyrim nga BE, por ndaj fëmijëve tanë.

“Ky progresraport konfirmon se rruga për hapjen e negociatave kalon nëpërmjet reformës në drejtësi. Mendoj se për rëndësinë sa dhe për kompleksitetin e saj meriton të adresohet së pari si një konstatim mbi prioritetin dy, ku vlerësoet ecuria e mirë në përgatitjen e reformës në drejtësi dhe angazhimi për të siguruar një reformë gjithëpërfshirëse dhe të thellë. Progresraporti rekomandon në mënyrë prioritare përfundimin në kohë të reformës gjithëpërfshirëse në drejtësi që do të thotë në këndvështrimin tim nëse reforma në drejtësi do të mbyllet pa humbur kohë të çmuar dhe duke e adresuar fuqimisht në muajt në vijim, atëherë rruga jonë për negociatat është e hapur. Nga ana tjetër në progres raport është e qartë se kjo lidhet ngushtësisht me konsolidimin e rezultateve ku theks të veçantë kanë hetimet, gjykimet dhe ndëshkimet. E nënvizova këtë për të gjithë ata që suynon të thonë të kundërtën, dhe në fakt mungojnë në këtë thirrje kombëtare për të realizuar këtë reformë me rëndësi historike”, u shpreh Rama. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri tha se raporti vlerëson një administratë profesionale, jo të stërpolitizuar apo stërkorruptuar, duke thënë se do të ketë dënime dhe penalizime për shkelësit në të gjitha nivelet, përfshi dhe zyrtarët e lartë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne konstatojmë se angazhimi ynë për të mbyllur një epokë në një administratë të diskredituar jo profesionale, të stërpolitizuar dhe të stërkorruptuar dhe për të hapur një epokë të ndërtimit të një administrate profesionale dhe të pavarur vlerësohet qartësisht në këtë raport ku theksohet ecuria e mirë dhe reforma solide e administratës publike”, tha kryeministri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?