Rama: Shqipëria në BE, bufi i kënetës në gropë. Na mjafton mbështetja e grave dhe gjysmës së burrave

Kryetari i PS, Edi Rama deklaroi sot nga Erseka në rrugën e re të Vjosës që do të lidhë bregdetin me juglindjen se ”gjenerata jonë sot ka fatin e madh që të ketë në dorë të bëjë hapin e fundit”.  Po ashtu Rama theksoi se në momentin që ne hyjmë në BE dhe që të gjithë qytetarët marrin pasaportën evropiane të Shqipërisë, automatikisht ajo pasaportë është lejeqëndrimi.

‘Po ashtu është leje pune, është njohje pensioni, është gjithçka sepse në atë moment për herë të parë në historinë tonë nuk jemi një popull qenie e dorës së dytë në sytë e të tjerëve, por jemi një popull i barabartë sy më sy me të tjerët”, tha Rama.

Për më tepër, kryesocialisti shtoi se PS dhe qeveria mbështetet te gratë dhe vajzat si një mundësi e madhe.

”Gjykimi i gruas është ajo që ka peshën më të madhe. E dinë dhe burrat, pavarësisht se nuk duan ta pranojnë. Me këto shifra na mjafton gjysma e burrave. Se është gjysma që kupton, gjysma tjetër është çyryk, gjysma tjetër është çyryk. Zgjedhja e 11 majit është e qartë, interesi i një populli të tërë dhe hallit personal të një familjeje të vetme, është me Shqipërinë në BE dhe me bufin e kënetës prapë në gropë. Në gropë le të rrijë bufi, Shqipëria më kurrën e kurrës”.

SHKARKO APP