FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama takohet sot me presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, ku rreth orës 11:30 do të zhvillojë takim me Presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

Kreu i qeverisë shqiptare do të jetë në 15:00 në Këshillin e Europës ku do të takohet me Presidentin e Këshillit të Bashkimit Europian, Donald Tusk dhe gjysmë ore më pas do të jenë para medias dhe më pas do të ketë një tryezë të gjërë diskutimi mes përfaqësuesve të Këshillit të Europës dhe delegacionit shqiptar. Rama shoqërohet në këtë vizitë nga ministrat Ditmir Bushati dhe Klajda Gjosha.

Temë e diskutimeve në Bruksel pritet të jenë zhvillimet politike dhe ekonomike në vend, puna që po bëhet për përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe, por edhe masat kundër terrorizmit dhe situata në rajon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?