Rama te “Durana Park”: Mbi 5 mijë mundësi punësimi me paga shumë të larta

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në eventin për dorëzimin e certifikatave për rezidentët e parë te Durana Tech Park, hapësira që do të bëhet epiqendra e rritjes së sipërmarrjeve, zhvillimit teknologjik dhe ekonomik e rajonit.
Ndodhej në ceremoni dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj.
“Mbi 5 mijë mundësi punësimi për ekspertët e teknologjisë me paga shumë të larta, shumë më të larta se pagat tona. Synojmë që të rrisim eksportet e të ardhurat tona me afërsisht 3.5 miliardë euro brenda dy dekadash vetëm nga kjo iniciativë”, tha Rama.
Kryeministri deklaroi gjithashtu se synojnë ta kthejnë “Durana Tech Park” në një një hapësirë në funksion të BE.
“Ajo që është surprizë e bukur për ne në interesimet për t’u bërë pjesë e shoqërisë dixhitale të Durana Tech Park, nuk është thjesht numri i kompanive të huaja apo diversiteti i hartës nga SHBA, Franca, Gjermani e deri në Azi, por është aspekti tjetër ai që na bën më shumë përshtypje që ka interes nga institucione akademike, me reputacion në Evropë. Ka filluar procesi për 3 universitete të mirënjohura italiane, dhe ka interes edhe nga të tjera. Kjo na bën që të rivizionojmë pak kornizën rregullatore që t’u japim mundësi institucioneve akademike që të hyjnë në këtë shoqëri dixhitale. Siç e kemi bërë me dije më parë, jemi në bashkëpunim të ngushtë me Francën që sot ka marrë flamurin e vendit lider në inivacion dhe AI dhe pjesë e këtij bashkëpunimi me Francën është edhe zhvillimi i Durana Tech Park si destinacion për kompanitë nga BE për të krijuar një hapësirë në funksion të BE, duke lehtësi për to, ndërkohë që BE është në procesin e de regullimit të domosdoshëm për komoanitë në këtë fushë. Ne iu japim atyre një hapësirë, që duke qendruar në zemër të Evropës“, u shpreh Rama.