Rama: Të zgjidhim çështjen e emigrantëve

 

Kryeministri Edi Rama priti në një takim Ministrin e Brendshëm të Republikës Federale të Gjermanisë, Thomas de Mazière, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Kryeministri Rama dhe Ministri gjerman de Mazière vlerësuan bashkëpunimin mes vendeve në fushën e sigurisë dhe të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, i cili mbetet i një rëndësie parësore. Bashkëbiseduesit dakordësuan qendrimin pwr thellimin dhe intensifikimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri Rama theksoi se qeveria shqiptare është thellësisht e angazhuar që të marrë pjesë dhe të ofrojë gjithë mbështetjen e saj, në përpjekjet e përbashkëta të komunitetit europian për të dhënë zgjidhjen më të mirw çështjes së emigrantëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri Rama falenderoi për mbështetjen që Gjermania vijon t’i japë Shqipërisë në procesin e integrimit në BE, duke theksuar angazhimin dhe përkushtimin e qeverisë shqiptare, për të përmbushur me sukses objektivat e përcaktuara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?