Rama terror psikologjik mbi fëmijët e prokurorëve që po hetojnë Tahirin

”Rama ushtron terror psikologjik me fallangat e tij krimit ndaj fëmijëve në shkollë të prokurorëve të Saimir Trafikut”, kështu i shkruan qytetari digjital ish-kryeministrit Berisha. Përmes një postimi në facebook, Berisha publikon mesazhin e qytetarit digjital ku ndër të tjera, shkruan se ky është një akt i shëmtuar dhe tregon se Rama është peng i Tahirit.

Nga ana tjetër, Berisha shkruan se Rama dërgon në kundërshtim me ligjin, kriminelët në shkolla për kontrollin e etiketave të rrobave të trupit të voglusheve me pyetjet se ku dhe kush ti ka blerë?

”Ky është një akt i shëmtuar që tregon dhe njëherë se Rama është skllav i Tahirit, kurse Vettingu është një procedurë presioni kriminal në duart e Ramës për nënshtrimin e plotë të e sistemit gjyqësor në Shqipëri”,-shkruan Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?