Rama thirrje qytetarëve nga SHBA: Bashkojuni 284,214 qytetarëve që u kanë dhënë përgjigje 12 pyetjeve të Këshillimit Kombëtar
Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë disaditore në SHBA, por përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen projektit të Këshillimit Kombëtar, për t’iu përgjigjur 12 pyetjeve.
Në postimin e tij, Rama thekson se deri më tani e kanë plotësuar 284,214 qytetarët.
“🇦🇱KËSHILLIMI KOMBËTAR
#LeTëDëgjojmëNjëriTjetrin
✍️ Kush ende nuk është përfshirë le të bashkohet me 284,214 qytetarët, të cilët kanë dhënë përgjigjet e tyre për 12 pyetjet që adreson qeveria shqiptare në pyetësorin e 𝐊𝐄̈𝐒𝐇𝐈𝐋𝐋𝐈𝐌𝐈𝐓 𝐊𝐎𝐌𝐁𝐄̈𝐓𝐀𝐑🇦🇱
𝐅𝐀𝐋𝐄𝐌𝐈𝐍𝐃𝐄𝐑𝐈𝐓 🙏
https://keshillimikombetar.al”, shkruan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

