Rama thotë se në Shqipëri nuk ka oligarkë

Kryeministri Edi Rama mohon lidhjet e tij apo të qeverisë së tij me ata që shumë i quajnë oligarkë. Në një intervistë për emisionin “Top Show”në TCH, Rama tha së në Shqipëri nuk ka oligarkë.

“Mbetën këta duke nga përmendur oligarkët. Oligarkët. Oligarkët. Oligarkët që u thonë këta nuk janë oligarkë, por nejse. Paguanin vetëm 10%, njëlloj si gjithë të tjerët. Njëlloj si 15-katëshi dhe një kioskë këtu afër jush. Ne e bëmë 15% dhe ua marrim direkt dhe jo me “t’i kam” – tha Rama.

Menjëherë më pas nisi të flasë për heqjen e taksave për hotelet e luksit dhe ata me “5 yje”. Për këtë iniciativë, Rama është kritikuar shpesh se e ka marrë pikërisht për të favorizuar ata që quhen oligarkë, por Rama ka një tjetër përgjigje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shqipëria nuk ka sot një hotel luksi. Pse përdoret kjo skemë lehtësimi për hotelet e luksit? Sepse hotelet e luksit sjellin investime, sjellin punësim dhe bëjnë që të vijnë shumë para në vend. Hotelet e luksit janë instrumente të rritjes ekonomike dhe të punësimit. Ne kemi pasur edhe debate brenda nesh. Në 25 vjet ne nuk ndërtuam asnjë hotel me 5 yje. Mali i Zi i ka pagat më të larta në rajon vetëm nga turizmi. Ne shpresojmë që të fusim një shumë të madhe investimesh të huaja në këtë fushë” – tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?