Rama shkon në Durrës, shikon humbjen dhe ikën prapë në Vlorë

Edi Rama, u tha nga media pranë qeverisë si dhe nga burime në selinë e PS, se do të kandidonte në qarkun e Durrësit.

Por kryeministri deklaroi sot nga Vlora se do të jetë kandidat për deputet në këtë qark dhe jo në Durrës, siç ishte njoftuar me herë nga mediat afër qeverisë.

Mos hapni llafe që unë nuk do jem në Vlorë, bëni kujdes nga çfarë dëgjoni, se çfarë nuk dëgjohet sot. Shumë i bien shkurt. Besojnë çfarë dëgjojnë pa bërë asnjë verifikim. Unë në Vlorë kam qenë edhe përpara se sa të bëhesha kryetar i Partisë Socialiste. Në Vlorë kam qenë edhe kur u bëra kryetar i Partisë Socialiste, në Vlorë jam dhe tani që jam Kryeministër, në Vlorë do jem deri sa të jem Kryeministër, në Vlorë do jem dhe pasi të mos jem më Kryeministër, madje do jem dhe më shumë se do kem më pak angazhime. Më ikën mendja kur thonë dil shiko realitetin. Këta që më thonë dil shiko realitetin nuk do arrijnë dot të bëjnë në jetën e tyre aq metra sa unë kam bërë kilometra nëpër Shqipëri, duke i rënë cep më cep Shqipërisë. E di nga rruga ku jam a ka valë a s’ka valë telefoni, saqë kur jam në makinë i them tjetrit do të marr më pak më vonë se do më ikin valët”,- tha kreu i qeverisë.

Disa javë më parë, gjatë mbledhjeve të PS për riorganizimin  e partitë për zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri mori përsipër koordinimin e fushatës në Durrës . Më pas kur e pa se nuk del mirë në Durrës, u rikthye në Vlorë. Sondazhet tregojnë se edhe në Vlorë nuk i ka mirë punët.

SHKARKO APP