Rama: Vettingun e Bashës do ta çojmë në Venecia
Rama u shpreh në “Open” se propozimi i bërë nga opozita për vettingun e politikanëve është një lojë e Lulzim Bashës për të krijuar turbullirë.
“Kjo është një lojë e Lulit si artist për të krijuar një turbullirë, ndërkohë që vettingun që po pastron pallatin e drejtësisë nuk e duan. Historitë e tyre nuk ndodhnin as në kohën e Enver Hoxhës: pse i fole atij në rrugë”, tha Rama.
Kryeministri u shpreh se këtë çështje do ta çojë në Komisionin e Venecias. “Çështja me kë shoqërohesh, është çështje personale. Pastaj nëse ti influencon te një person i lidhur me krimin atëherë ti duhet të shkosh në burg dhe kjo është çështje e drejtësisë. Ne do të ja çojmë Komisionit të Venecias. Kjo është hedh Luli një gur në lum dhe ne të mbytemi. Jo, ne do e marrim gurin dhe do e çojmë në Komisionin e Venecias. Nëse Venecia do të thotë se kjo është në përputhje me kushtetutën, me të drejtat e njeriut, ne do ta votojmë”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

