FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama viziton shtëpinë e re të familjes së varfër: Dritë e ndezur

Mëngjesin e kësaj të diele, kryeministri Edi Rama e ka nisur duke sjellë një lajmë të mirë për familjen e varfër Hysenllari që jeton në Sovjan të Korçës. Pas një vizitë të bërë në tetor të vitit 2018-të, Rama i shoqëruar edhe nga ish ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, ka shkuar përsëri në shtëpinë e familjes së Ëngjëllush Hysenllarit në Korçë.

Familja Hysenllari jetonte prej shumë vitesh në kushte të vështira ekonomike dhe me një shtëpi të rrënuar që nuk plotësonte kushtet minimale të jetesë. Përmes një postimi në rrjetin social Rama shkruan: “Mirëmëngjes dhe me një tjetër dritë të ndezur aty ku kishte vetëm errësirë, ju uroj një të diel të paqtë”.

Teksa ka marrë falënderime nga familjarët, Rama ka thënë se 10-at e fëmijëve janë shpërblim, dhe se kush do marrë 10-ta do marrë edhe nga një kompjuter. Prej disa kohësh kryeministri Rama ka marrë nismën për të ndërtuar shtëpi të familjeve në venojë, që jetojnë në kushte të vështira.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?