Rama: Zgjedhjet e parkohshme, pjesë e fantazisë
"Mos prisni asgjë nga ato që fantazoni, komentoni dhe analizoni. Zgjedhjet e parkohshme janë pjesë e kësj fantazie".
Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama teksa doli nga takimi me përfaqësues të koalicionit qeverisës, mes tyre edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta.
Teksa theksoi më pas se do të ketë forcim të linjës së reformave dhe vendosmëri për të çuar përpara reformat përpara. Dhe sipas tij, forca e një qeverie dhe e një koaliconi, matet vetëm nga rezultatet.
"Referojuni, progres-raportit, marrëveshjes me FMN, Eurobondit etj. Kush ka pritur që reformat të japin rezultate për dy vite, domethënë që nuk kupton asgjë dhe nuk ka punuar asnjë ditë”, tha ai lidhur me një fakt të tillë.
Ndërsa duke folur për dorëheqjen e z. Naço nga posti i ministrit të Drejtësisë, kryeministri Rama tha se “ministri i Dretësisë ka shprehur arsyet e dorëheqjes. E kam falenderuar dhe është zgjedhur menjëherë ministri i ri për të vijuar me punën për reformën. Kam thënë që s’bëj ndryshime në qeveri, por jo që asnjë ministër nuk ka të drejtë të dorëhiqet".
KOHA JONË SONDAZH

