Rama:Kur fermeri merr NIPT nuk paguan taksa, por merr rimbursim të TVSH

 

Nga Edi Rama.

Sot në Divjake për nisjen e investimit për fazën e fundit të Unazës Bujqësore (22km) si edhe përfundimin e një investimi me mbështetjen e qeverisë për krijimin e një kompleksi të ri Grumbullim – Farmaci Bujqësore – Laborator i Tokës, në mbështetje të rritjes së cilësisë së prodhimit bujqësor dhe eksportit. Falë politikës sonë të re të mbështetjes së zinxhirit të vlerës në bujqësi, eksportet bujqësore u rritën me 20% në vitin 2014 dhe deri në gjysmën e parë të vitit 2015, shënuan një rritje shumë inkurajuese prej 34% më shumë se në 2014. Por potenciali është ende shume më i madh. Në fillim të vitit të ardhshëm bëhet efektiv Fondi i Garancisë Shtetërore në funksion të programit inovativ të kreditimit të projekteve në bujqësi prej 300 milionë euro në tre vitet e ardhshme. Për të përfituar nga ky program, si edhe për të përfituar nga mbështetje e lehtësira të programeve të tjera të zhvillimit të fermës bujqësore, fermerët duhet medoemos të formalizohen duke u pajisur me NIPT. Jo sepse do t'u vendosen atyre taksa, kjo është një propagandë e turpshme e rrënuesve të deridjeshëm të fshatit, por: e para, për të përfituar direkt rimbursimin e TVSH-së mbi prodhimin që shesin tek grumbulluesit dhe e dyta për të rritur prodhimin e tyre përmes përfitimit të mbështetjes financiare nga programet e ndryshme të qeverisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?