Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:57 Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin Barcelona po kalon një sezon fantastik në repartin ofensiv dhe një meritë të veçantë për këtë sukses e ka treshja e përbërë nga Lamine…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Raporti i ri i KLSH, Tabaku: U paguan 80 milionë euro për inceneratorin që nuk ekziston

Politikë E diel, 30 Janar 2022 12:22
Raporti i ri i KLSH, Tabaku: U paguan 80 milionë euro për inceneratorin që nuk ekziston
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, thotë se raporti i KLSH për inceneratorët provoi vjedhjen kolosale të qytetarëve shqiptarë. Në një deklaratë për mediat, ajo tha se u paguan 80 milionë euro për incineratorin që nuk ekziston. Sipas saj, Bashkia nuk përballon dot projektin e panevojshëm për Tiranën, por Veliaj e firmosi. “PS është kthyer në mburojë politike për të mos hetuar vjedhjen e 430 milionë eurove”, ndërsa paralajmëroi se “Dosja e re do të çohet në SPAK. Nuk ka drejtësi pa dënuar Ramën, Veliajn dhe bashkëpunëtorët e tyre”.

Deklarata e plotë për mediat

Një muaj më parë, ish ministri dhe deputeti i Edi Ramës u arrestua për aferën e inceneratorit të Elbasanit dhe atë të Fierit. Një arrestim i duhu,r ndonëse i parathënë, nuk mund të zhbëjë aferën korruptive të inceneratorëve prej 430 mln eurosh dhe nuk mundet t’i shërbejë si mbulesë për të gjithë grupin e strukturuar kriminal duke filluar që nga Edi Rama.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Megjithëse Lefter Koka sot është në burg, inceneratori i Fierit që është një skenë krimi, vazhdon çdo ditë pagesat që vijnë nga buxheti i shtetit. Ndërkohë që afera më e madhe korruptive, ashtu siç thotë edhe raporti i fundit i performancës, i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili nuk është bërë akoma publik, por sigurisht që është vënë në dispozicion të opozitës dhe të gjithë faktorëve, tregon që qytetarët e Tiranës që nga viti 2018 po paguajnë dy herë një incenerator inekzistent në zonën e Sharrës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Inceneratori është një nga mënyrat më pak e dëshirueshme përsa i përket menaxhimit të mbetjeve, kështu thotë KLSH, është marrë si një kontratë fituese për Tiranën dhe është duke u zbatuar. Arsyeja se përse Shqipëria ndonëse në një nivel të ulët të mbetjeve për frymë në Europë ka vendosur të ndërtojë një incenerator kur të gjitha studimet, analizat e mjedisit dhe analiza financiare na tregonin që nuk duhej ta ndërmerrnin, lidhet pikërisht me vjedhjen kolosale në këtë skemë financimi.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 17 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Sipas raporteve të KLSH, që ka analizuar në vitin 2019 kontratën dhe zbatimin e saj deri më sot, vlera reale e depozitimit të mbetjeve në incenerator është 40.6 euro/ton mbetje, një vlerë e panegociuar por e pranuar nga qeveria pa asnjë ndryshim. Për rrjedhojë qytetarët e Tiranës falë përfshirjes së Erion Veliaj në Grupin e Strukturuar Kriminal të Plehrave, paguajnë sot dyfish më shumë, duke pasur parasysh edhe rritjen e tarifave të pastrimit.

Vetëm për vitin 2020 kosto e pastrimit të qytetit të Tiranës ka shkuar nga 2.56 mld lekë dhe kjo është një shifër që paguhet nga qytetarët e Tiranës, në një kosto pothuajse dy herë më të lartë. Ndërkohë që përsa i përket Landifillit të Sharrës shpenzimet prej 1.5 milionë eurosh, janë rritur në 1 miliard euro që do të thotë se sot paguajmë shërbime 10 herë më të larta në koston e pothuajse 8 milionë eurove. Kjo shifër paguhet nga taksat e rritura të qytetarëve dhe bizneseve.

Ndërhyrja e shtetit, thotë Raporti i KLSH-së, vjen si pasojë e detyrimit të një kontrate abuzive me konçesionarin duke u bazuar në sasinë e mbetjeve që depozitohen në Landfill. Sipas të dhënave, Bashkia Tiranë ka vështirësi për ta paguar këtë kontratë. Në vitin 2018 ka paguar 23% të shërbimit, në 2019 47% dhe në 2020 ka përballuar 38% të shërbimit, që do të thotë që pjesa më e madhe vazhdon dhe rëndon mbi buxhetin e shtetit.

Përditë e më shumë bëhet e qartë se përse Partia Socialiste është kthyer në mburojë dhe bllokuese të inceneratorëve. Sot e kësaj dite në atë që duhej të ishte Inceneratori i Tiranës, raporti i KLSH-së thotë se megjithëse është paguar një shumë, shumë e madhe, rreth 80 milionë euro, kanë përfunduar vetëm 2 nga 9 lotet e parashikuara prandaj sot qytetarët e Tiranës nuk janë duke e marrë shërbimin e incenerimit dhe kjo është shkelja më e lartë që indentifikon ky Raport.

Kjo është arsyeja që unë besoj që kanë vendosur të bëhen mburojë politike për Komisionin Hetimor Parlamentar të Inceneratorëve për të mos na lejuar ne që t’i shkojmë kësaj afere deri në fund. Të dhënat e prezantuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit janë jashtëzakonisht shqetësuese. Por këto, nuk janë shqetësuese për qeverinë.

Nëse ne sot po deklarojmë se po paguajmë 8 milionë euro në vit për një incenerator që nuk ekziston, që Bashkia e Tiranës është vendosur në një rrezik të jashtëzakonshëm financiar sepse nuk e përballon koston, që Bashkia e Durrësit, Kavajës, Rrogozhinës, Kamzës dhe Bashki të tjera si këto, janë sot duke paguar tarifa të larta vetëm që inceneratori të funksionojë, sot ka vetëm një përgjegjës, Edi Rama.

Sigurisht, që kjo është bërë në bashkëpunim me Arben Ahmetajn, Damian Gjiknurin, Lefter Kokën që sot është përpara drejtësisë, tre kryetarëve të bashkive Tiranës, Elbasanit dhe Fierit dhe e gjithë procedura është drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi.

KLSH thotë se Kompania Konçesionare nuk e ka pasur asnjëherë kapacitetin për ta zbatuar këtë projekt. Ka marrë dy kredi bankare dhe i ka shlyer këto kredi bankare me fondet e buxhetit të shtetit. Kjo është shkelja e katërt më e rëndë duke treguar se kjo kompani nuk kishte asnjë lidhje me incenerimin, nuk kishte asnjë ekspertizë përsa i përket menaxhimit të mbetjeve dhe sigurisht u krijua për vjedhjen kolosale të 430 milionë eurove.

Ky Raport i KLSH-së na tregon që PD ka qenë e drejtë në betejën e saj. Që ngritja e Komisionit Hetimor dhe bllokimi i punës së saj me urdhër politik, sigurisht tregojnë që kjo aferë nuk ka shkuar deri në fund me arrestimin e Lefter Kokës. Ne jemi të vendosur që ta çojmë të gjithë dosjen përpara SPAK-ut, dhe në çdo mënyrë tjetër përpiqemi të çojmë përpara drejtësisë të gjithë ata që janë përgjegjës pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal.

Etiketat e lidhura

jorida tabakuKLSH
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin
Para 3 minutash

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi
Para 25 minutash

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 28 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 30 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.