Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 18 Nëntor 2026, 12:02 Frederik Vesslau: BE-ja pret reforma nga Serbia, më pas qasje ndaj Kosovës Frederic Wesslau i ECFR paralajmëron se BE-ja do t'i kërkojë qeverisë së re të Serbisë reforma në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Takimi trepalësh
  • Buxheti në Kuvend
  • Euro 2028
  • Bashkia Tiranë
  • Raketat HIMARS
  • Sulme kibernetike
  • Tensionet me Iranin
  • Projekti Sazan
Lajmet e fundit
Në trend
  • Takimi trepalësh
  • Buxheti në Kuvend
  • Euro 2028
  • Bashkia Tiranë
  • Raketat HIMARS
  • Sulme kibernetike
  • Tensionet me Iranin
  • Projekti Sazan
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rasti ”Çyrbja”, BIRN: Simbioza kr*m-politikë dhe roli në korrupsionin zgjedhor

Politikë E hënë, 3 Shkurt 2025 14:34
Rasti ”Çyrbja”, BIRN: Simbioza kr*m-politikë dhe roli në korrupsionin zgjedhor
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, kandidati i Partisë Socialiste për zonën e Shijakut, Jurgis Çyrbja mori përmes një bisede në aplikacionin SKY ECC premtimin e një bosi lokal të krimit se ai do t’i siguronte mijëra vota në zonën e tij elektorale. “3 mijë do ti jap unë, maje men,” citohet t’i ketë shkruar atij Altin Hajri, pronar i një resorti luksoz në Shijak, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe zhdukjen e një personi. “E kena blindu Gjepalen”.

Zbulimi i komunikimeve të SKY ECC solli arrestimin në tetor 2024 të Jurgis Çyrbjes, pas një dekade karriere të vrullshme si drejtues i administrates lokale dhe deputet për dy mandate i Kuvendit të Shqipërisë. Sipas të dhënave të hetimit të Prokurorisë së Posaçme, rasti Çyrbja përfaqëson shembullin tipik të lidhjeve të thella që ekzistojnë mes krimit të organizuar dhe politikës në Shqipëri si dhe rolin e kësaj simbioze në procesin zgjedhor dhe në fushën e zbatimit të ligjit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme sugjerojnë se Çyrbja ishte një investim i krimit të organizuar në listën e sigurt të kandidatëve të Partisë Socialiste në zonën e Durrësit – ndërkohë që akuzohet se u shërbente atyre me informacione sekrete mbi operacionet policore apo me ndihmë në rastet kur kishin probleme me institucionet ligjzbatuese. Si pasojë e këtyre lidhjeve, Çyrbja akuzohet për “korrupsion në zgjedhje”, pasi dyshohet se arrinte të mobilizonte anëtarët e krimit të organizuar që të siguronin vota për Partinë Socialiste në pushtet.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rasti Çyrbja nuk është i izoluar. Dy hetime të mëparshme të Krimeve të Rënda, të njohura si dosjet 339 dhe 184 zbuluan përfshirjen e grupeve kriminale në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 si dhe në zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2016 në Dibër në favor të Partisë Socialiste. Gjithsesi, hetimet u mbyllën pa rezultate të dukshme.

Mund t'ju interesojë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01
Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03

‘Përmes forcës dhe parave’

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, Prokuroria e Posaçme deklaroi se ka hartuar një strategji për krimet zgjedhore, duke marrë një rol proaktiv në parandalimin dhe hetimin e veprave që lidhen me korrupsionin në zgjedhje, keqpërdorimin e administratës apo përfshirjen e krimit të organizuar. Strategjia përfshin gjithashtu ngritjen e një Task-Force për zgjedhjet, me një strukturë qëndrore në SPAK dhe grupe hetimore në terren për të mbuluar zonat zgjedhore në Shqipëri.

Megjithatë, vëzhgues të politikës dhe përfaqësues të shoqërisë civile janë të shqetësuar për mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve, nisur nga faktet e bëra publike për ndikimin që ushtrojnë grupet e krimit të organizuar në proceset elektorale. Ervis Iljazaj, pedagog i Shkencave Politike pranë Universitetit Europian të Tiranës i tha BIRN se krimi i organizuar është kthyer në një fenomen shqetësues për shoqërinë, ekonominë dhe politikën shqiptare. Shërbimi i tyre për politikën, lidhet sipas Iljazajt me angazhimin e tyre në fushata elektorale përmes “forcës apo parave”.

“Tashmë nuk është më opinion, por një fakt që banda të caktuara në qytete të caktuara angazhohen për të mbledhur vota të cilat më pas kthehen në favore që pushteti i bën atyre,” tha Iljazaj. “Problemi qëndron se tashmë paratë e tyre nuk vijnë vetëm nga aktivitete kriminale, por nëpërmjet lidhjeve me politikën ata janë futur në ekonominë e ”rregullt”, sidomos në tregun e ndërtimeve,’ shtoi ai.

Ndërsa vlerëson se pesha dhe roli ekzakt i krimit të organizuar në rezultatin final të zgjedhjeve është i vështirë për t’u përcaktuar, Iljazaj thotë se hetimet e Prokurorisë dhe të dhënat e publikuara në media e tregojnë qartë ndikimin. “Me sistemin zgjedhor që kemi ne, një grusht votash mund të bëjnë diferencën për fitimin e një mandati apo humbjen e tij. Kështu që, po, në disa raste mund të jetë vendimtare duke deformuar vullnetin e lirë të zgjedhësve dhe sovranitetin popullor,” theksoi ai.

Për Gentjan Serjanin, drejtues i organizatës “Drejtësi Sociale”, roli i krimit të organizuar shkon deri në përcaktimin e deputetëve të Parlamentit dhe është “përcaktues se cila parti do të jetë në pushtet”. Serjani theksoi gjithashtu se krimi ndikon veçanërisht tek grupet vulnerabël të shoqërisë. “Krimi vepron në sigurimin e votave nëpërmjet blerjes, kërcënimit të individëve që punojnë për kundërshtarët politikë, si dhe nëpërmjet mbështetjes financiare të fushatës elektorale për individë të caktuar,” tha Serjani.

“Krimi ndikon në të gjitha kategoritë, por më specifikisht tek grupet vulnerabël,” shtoi ai, duke theksuar se në këto raste përdoret kërcënimi. Ekspertët vlerësojnë se përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje është një rrezik i shtuar për demokracinë e brishtë shqiptare. Sipas Iljazajt, krimi i organizuar ndikon sot në prishjen e demokracisë përmes “deformimit të vullnetit të lirë të njerëzve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre”. Edhe Serjani bie dakord, ndërsa thekson se përveç cenimit të vullnetit përmes votës, krimi i organizuar është një nga faktorët e krijimit të një “sistemi qeverisës nga një parti për shumë vite”. “Gjithashtu, dihen pasojat e jetëgjatësisë tej normales të një partie në pushtet,” përfundoi ai. /Reporter.al/

Etiketat e lidhura

Jurgis Çyrbja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Frederik Vesslau: BE-ja pret reforma nga Serbia, më pas qasje ndaj Kosovës
Para 17 minutash

Frederik Vesslau: BE-ja pret reforma nga Serbia, më pas qasje ndaj Kosovës

Tronditet sërish bota e futbollit, futbollisti 18-vjeçar ndërron jetë pas ndërhyrjes fatale
Para 17 minutash

Tronditet sërish bota e futbollit, futbollisti 18-vjeçar ndërron jetë pas ndërhyrjes fatale

Athinë: Masa disiplinore ndaj policit që goditi protestuesin me shkop gome pas marshimit përkujtimor
Para 18 minutash

Athinë: Masa disiplinore ndaj policit që goditi protestuesin me shkop gome pas marshimit përkujtimor

Berisha rikthehet në Kuvend pas largimit të Ramës: Padrino ia mbathi me bishtin ndër shalë…
Para 19 minutash

Berisha rikthehet në Kuvend pas largimit të Ramës: Padrino ia mbathi me bishtin ndër shalë…

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 14 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 13 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Koha për një Kod të Ri Zgjedhor
Para 17 orësh

Koha për një Kod të Ri Zgjedhor

4 Duka: Shqipëria synon EURO 2028, ja 5 Kombëtaret që dua të shmangim në short
Para 3 orësh

Duka: Shqipëria synon EURO 2028, ja 5 Kombëtaret që dua të shmangim në short

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.