Reagon Ilir Meta: Kjo është lojë e Ramës për inceneratorët. Ka patur disa I.M. në klasën time!

Ka reaguar ish-Presidenti Ilir Meta lidhur me letrën e autoritetit të dosjeve e Sigurimit të shtetit dërguar Kuvendit.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se gjithçka bëhet për të hequr vëmendjen nga shumë skandale, si afera e inceneratorëve.

Si mund t”i shmangem një përgjigjeje pavarësisht se nuk ka shqiptarë mbi këtë tokë që nuk e kupton se me këtë akt vetëvrasës. Se autoriteti i dosjeve para se të jetë ligjor është moral që trajton persona që janë prekur dhe tentojnë t’i shpëtojnë periudhës së errët. Kjo është për të ardhur keq për Autoritetin e manipulimit e kriminalizimit të dosjeve, ata e dinë më mirë se kushdo se sa e manipuluar është ajo dosje. Në një email elektronik që kur të bëhet publik do të gajaseni të gjithë dhe normalisht sipas lojërave të qëllimshme nga Autoriteti dhe Parlamenti dhe mediat e inceneratorëve që lëshojnë bombat. E dini se për çfarë bombash e kam fjalën. U zbulua se pas 30 e ca vjetësh I.M qenka ky njeri që në mars të 92 u bë deputet dhe iu është nënshtruar filtrave dhe komisioneve të të gjitha kohëve. Për çfarë bëhet kjo? Çfarë i kushtonte autoritetit që është shqetësuar që të thërriste I.M që është Ilir Metaj, Ilir Rexhep Metaj. S’jam president që të bëj zhurmë, s’jam as deputet dhe përse u dashka të bëhet një ligj i posaçëm për këtë I.M?! A ka njeri që e beson këtë gjë?!

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë njoh nja 40-50 Ilir Metaj. Në klasën time kemi qenë dy Ilir Metaj,”tha Meta. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?