FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çka ndodhur realisht në Vlorë?

Burime brenda stafit të ish-deputetit tregojnë se media pranë segmenteve të caktuara brenda Partisë Socialiste kanë nisur ditët e fundit një sulm frontal kundër ish-deputetit Koço Kokëdhima. Fillimisht sulmet nisën me shkrime ku citoheshin burime anonime nga Delvina dhe sot kanë vijuar me krijimin e një skene teatrale në Asamblenë Socialiste të Vlorës duke thërritur edhe mediat që të jenë të pranishme. Në momentin që Kokëdhima ka marrë fjalën, kryetari i FRESSH të Vlorës, Klajdi Myzaferaj, njëkohësisht edhe Drejtori i Qendrës së Formimit Profesional në Vlorë, ka inskenuar largimin e tij dhe të tre vartësve të tij nga salla. Myzaferaj është shprehur se nuk dëshiron që të dëgjojë Kokëdhimën dhe ka kërkuar që edhe të pranishmit e tjerë të dalin nga salla. Por përveç tre vartësve të tij, asnjë person tjetër nuk ka dalë nga salla. 

Më pas Asambleja Socialiste e Vlorës ka vijuar punimet e saj normale me fjalën e Kokëdhimës. Ish-deputeti është fokusuar tek reforma në parti dhe tek zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Në këtë pikë Asambleja Socialiste e Vlorës ka kërkuar që të jetë vetë baza ajo që do të propozojë kandidatët për deputet dhe jo të emërohen persona nga Tirana, të cilët nuk kanë lidhje me zonën. Anëtarët e Asamblesë Socialiste të Vlorës kanë deklaruar që duhet të dëgjohet edhe zëri i tyre sepse vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet një përfaqësim sa më i mirë në parlamentin e ardhshëm si dhe garantohet shtimi i votave. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?