Reagon Presidenti Begaj për deklaratat e ministrit britanik: Dështimet tuaja mos i fshihni pas shqiptarëve!
Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka zgjedhur historinë e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu për të komentuar deklaratat e ministrit britanik për emigracionin ndaj shqiptarëve.
Begaj iu referua deklaratës së ministrit të emigracionit britanik, Robert Jenrick, teksa tha se ka zyrtarë të lartë që po mundohen të fshehin dështimet pas shqiptarëve.
“Askush, qoftë edhe politikanë të huaj nuk mund të fshehin dështimet e tyre duke anatemuar Shqipërinë dhe shqiptarët. Historia e Skënderbeut dëshmon vlerën tonë të hershme europiane”, tha Begaj.