Reforma/ Dorëzohet Ahmetaj, ja sa rriten pagat për prokurorët e gjyqtarët. Ja tabela

Debatet e shumta që ka sjellë implementimi i reformës në drejtësi, kanë lënë nën hije debatin e heshtur që po kryhet mes disa institucioneve të drejtësisë dhe Ministrisë së Financave. Kjo pasi ministria është ajo që do përballojë koston financiare të kësaj reforme, ku veç cilësisë në hetime dhe kryerjen e arrestimeve të personave VIP, kërkohet të rriten dhe pagat mujore të prokurorëve, gjyqtarëve dhe oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Në një listë pagash që ministria e Financave i ka propozuar prokurorisë dhe gjykatave, evidentohet se kostoja shtesë është 1 miliad lekë, ndërkohë që pagat mujore të propozuara nisin nga 2 milion e 483 mijë lek të vjetra deri në 1 milion e 547 mijë lek të vjetra. Nga përllogaritja e këtyre pagave ministria e Financave ka evidentuar se paga mesatare mujore do jetë 2 milion e 340 mijë lekë të vjetra.

Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i Gjykatës së Lartë do përfitojë një rrogë prej 2 milion e 483 mijë lek të vjetra, ndërsa kryeprokurori i Përgjitshëm do ketë një pagesë prej 2 milion e 374 mijë lekë të vjetra. Ndërsa kryetari i gjykatës së Apeli për Krime të Rënda do e këtë të njëjtën rrogë, me kryetarin e Krimeve të Rënda. Shuma financiare që ata do marrin sipas ministrisë së Financave është e njëjtë me atë të kryetarit të Gjykatës së Lartë. Ndërsa një kryetar gjykate rrethi do marrë një pagesë prej 2 milion e 300 mijë lekë, ndërsa një gjyqtar Apeli do përfitojë një pagesë prej 2 milion e 229 mijë lekë të vjetra.Ndërsa një gjyqtar në gjykatën e rrethit sipas propozimit të ministrisë së Financave 2 milion e 210 mijë lekë të vjetra.Një drejtues prokurorie në rrethe do ketë një pagesë prej 2 milion e 300 mijë lekë të vjetra, ndërsa një zv.drejtues prokurorie do këtë një pagesë prej 2 milion e 390 mijë lekë të vjetra. Ndërsa një oficer i policisë gjyqëosre në propozimin e ministrisë së Financave thuhet se do ketë një pagesë prej 1 milion e 547 mijë lekë të vjeta.  /shqiptarja.com/

Swiss Digital Mobile Reklama

tabela-e-pagave

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?