FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reforma në drejtësi – Xhafaj: Po ushtrohet presion ndaj institucioneve që merren me Vettingun

Kreu i Komisionit të Ligjeve, dhe kryekomisioneri për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj shprehu shqetësimin për presion ndaj institucioneve që merren drejt përdrejt me ligjin e Vettingut.

Jemi të shqetësuar për disa përpjekje për ta vendosur nën kontroll procesin e kandidimit, për të ushtruar presion ndaj punës së institucioneve që merren drejt për drejt me vettingun, për të ushtruar presion ndaj gjyqtarëve të ndershëm që duan të kontribuojnë në këtë proces”- u shpreh Xhafaj gjatë një tryeze konsultative me grupet e interesit lidhur me paketën e 27 ligjeve të tjera që shoqërojnë ndryshimet kushtetuese.

Xhafaj deklaroi sot se javën që vjen pritet që të mbërrijë në Shqipëri trupa ndërkombëtare që do të përgatisë institucionet për Vettingun pas hyrjes në fuqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Javën tjetër në Tiranë do të jetë trupa ndërkombëtare që do të merret me përgatitjet e procesit të Vettingut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka përfunduar edhe procesi i shprehjes së interesit të gjyqtarëve amerikanë dhe europianë që do të jenë pjesë e trupit të Operacionit të Monitorimit Ndërkombëtar.

Javën tjetër fillon edhe procesi i përzgjedhjes së ekipeve të Vettingut, do të bëhet shpallja për të gjitha ata që plotësojnë kushtet, konkretisht për Komisionin e Kualifikimit dhe Kolegjin e Apelimit.

Përfundoi procesi i kandidaturave për gjyqtarët dhe prokurorët do të vazhdojmë me hapat e tjerë të vlerësimit, ky proces për kandidatët përfundon në fund të janarit’ tha ai.

Gjithashtu, Xhafaj tha se javën tjetër do të nisë edhe procesi për ngritjen e institucionit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

“Javën tjetër nis procsi për ngritjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, kjo detyrë i  takon Kryetarit të Kuvendit, pasi Presidenti nuk e ushtroi.

Javën tjetër nis shpallja për ngritjen e Këshillit të Emërimeve” deklaroi ai.

Xhafaj theksoi se në vazhdim do të kenë një rol shumë të rëndësishëm edhe partitë politike në konsensusin për ligjet që kanë mbetur pa u miratuar nga Reforma në Drejtësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?