Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:51 Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë Atmosferë e tensionuar në kampin e Francës në prag të përballjes me Italinë në San Siro, e vlefshme për UEFA Nations League. Marrëdhënia mes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Reforma Zgjedhore/Bylykbashi: SHBA, BE dhe Britania nuk mbështesin deklaratën e Ramës dhe Bashës

Politikë E martë, 16 Janar 2024 19:07
Reforma Zgjedhore/Bylykbashi: SHBA, BE dhe Britania nuk mbështesin deklaratën e Ramës dhe Bashës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Oerd Bylykbashi thotë se reagimet e BE, SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, jo vetëm nxorën në pah pavërtetësinë e deklaratave të Lulzim Bashës, por kërkuan qartazi që reforma të trajtojë me konstruktivitet dhe gjithëpërfshirje problemet zgjedhore. Për të nuk ka asnjë mbështetje për deklaratën e kryeministrit Edi Rama që deklaroi se për reformën zgjedhore do të kërkojë thjesht shumicën numerike të 84 votave.

Shkrimi i plotë

Partia Demokratike thekson sërish se dhunimi i zgjedhjeve të 14 majit 2023 është në themel të krizës politike që po kalon Shqipëria. Shkalla e dhunimit dhe injorimit jo vetëm të Kodit Zgjedhor dhe parimeve kushtetuese, por edhe e standarteve zgjedhore ndërkombëtare në këto zgjedhje dhe zgjedhjet pararendëse barazohen vetëm me zgjedhjet e vitit 2001, që u dënuan nga raporti i OSBE/ODIHR-it dhe Parlamenti Europian.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në vitin 2001, rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe rezoluta e Parlamentit Europian i kërkuan mazhorancës socialiste në parlament të ngrinte një komision reforme zgjedhore bipartizan, mazhorancë-opozitë, ku dy forcat reale më të mëdha të kishin bashkëdrejtimin e komiaionit dhe veton që pengonte vendime të njëanshme dhe garantonte konsensus, sidhe përfshirjen e të gjitha forcave politike. Ky qëndrim ishte një distancim i qartë nga reforma e njëanëshme me shumicë numerike e vitit 2000, kur PD, forca reale drejtuese e opozitës, u shmang nga reforma.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Reagimet e sotme të njëpasnjëshme e pa vonesë të përfaqësuesve të BE, Shteteve të Bashkuar dhe Mbretërisë së Bashkuar, jo vetëm nxorën në pah pavërtetësinë e deklaratave abuzive të djeshme të Lulzim Bashës sikur partnerët ndërkombëtarë paskan mbështetur me ndërmjetësim një grupim minoritar deputetësh, por kërkuan qartazi që reforma të trajtojë me konstruktivitet dhe gjithëpërfshirje problemet zgjedhore.

Në mënyrë shumë të qartë, në deklaratat e OSBE, BE, SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar nuk ka asnjë mbështetje për deklaratën e Kryeministrit Rama që deklaroi se për reformën zgjedhore do të kërkojë thjesht shumicën numerike të 84 votave me ata që ai bën pazar, siç bëri për vetingun. Komisioni i reformës zgjedhore është bipartizan dhe konsensual vetëm nëse reflekton raportet reale të forcave politike në mazhorancë dhe opozitë, vetëm nëse Partia Demokratike, përfaqësuesja reale e shumicës dërrmuese të votuesve opozitarë, zotëron bashkëdrejtimin e komisionit dhe veton që garanton konsensusin real politik mazhorancë-opozitë.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 18 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Komisioni aktual nuk përfaqëson asnjë nga kriteret që sigurojnë gjithëpërfshirje dhe konsensus konstruktiv. Kundërshtimi nga opozita i përbërjes, drejtimit dhe mekanizmit aktual vendimmarrës në komisionin e reformës zgjedhore sidhe rrëzimi nga mazhoranca i kërkesës së grupit parlamentar të PD-së për t’i ndryshuar këto, është një nga dy arsyet themelore politike të mosfunksionimit normal të parlamentit, krahas mosngritjes së komisioneve hetimore parlamentare.

Është praktikë e mirëpërcaktuar në 20 vitet e fundit nga OSBE/ODIHR që asistenca teknike dhe ekspertiza e tyre t’i ofrohet vetëm një komisioni vërtet konsensual bipartizan. Një ekspertizë e tillë ka ndihmuar shpeshherë në gjetjen e konsensusit mes dy forcave kryesore politike dhe mes mazhorancës dhe opozitës në përgjithësi. Kërkesa drejtuar OSBE/ODIHR-it, e nënshkruar dje nga bashkëkryetarët aktualë, synon të thyejë këtë traditë pozitive.

Ajo nuk përfaqëson Partinë Demokratike dhe opozitën reale dhe synon legjitimim të një reforme bazuar thjesht në numra dhe pazare të Ramës dhe Bashës. Korniza aktuale e komisionit është e barazvlefshme vetëm me një shumicë numerike, siç synon Kryeministri Rama. Sa kohë mazhoranca ruan këtë status quo, ky komision nuk është as gjithëpërfshirës dhe as konsensual dhe përbën një farsë të papranueshme për Partinë Demokratike. Çdo produkt i tij nuk mund të jetë konsensual dhe nuk garanton zgjedhje me standarte.

Etiketat e lidhura

reforma zgjedhore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 9 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë dinarësh ndaj “Beogradske elektrane”
Para 9 minutash

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë din...

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 25 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 33 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.