Reforma Zgjedhore, Fleckenstein: Mund të realizohet edhe nga Parlamenti aktual

Është mbledhur sot në Tiranë Komisioni Kombëtar i Integrimit. Europarlamentari Knut Fleckenstein, i pranishëm në komision tha se ndihej i lumtur që zv.sekretari amerikan i shtetit ndan të njëjtën linjë me BE-në lidhur me situatën politike.

Edhe pse tha se do të ishte i kujdesshëm që të mos bënte deklarata që provokonin sitautën e tensionuar, eurodeputeti bëri të kundërtën. Ai tha se reforma zgjedhore mund të realizohet edhe me Parlamentin aktual, gjë që nënkupton votimin e saj nga ata që opozita i quan deputetë të blerë.

Ju e dini më mirë se si mund ta gjeni zgjidhjen për t’u marrë vesh me njëri -tjetrin. Edhe reforma elektorale mund të bëhet në këto kushte që jemi sot”, tha Fleckenstein.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër të tjera, Fleckestein vlerësoi edhe punën e Këshillit të Sigurisë ndërsa theksoi se BE ka nevojë për sinjale pozitive.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?