Reforma Zgjedhore, opozita paraqet sot propozimet e plota
Mazhoranca dhe opozita i rikthehen diskutimit dhe propozimeve në tryezën e Reformës Zgjedhore. Takimi i sotëm u vendos pas kërkesës së mazhorancës që PD-ja t’i dorëzojë në tryezën e diskutimit të gjitha propozimet e saj që të mos humbasin kohë për të arritur afatin e përcaktuar për një produkt nga reforma, atë të 15 marsit.
Sot tryeza pret propozimet e plota të PD-së, një nga pikat e paadresuara mund të jetë diskutimi i metodologjisë dhe sistemi që ende nuk është prekur nga palët.
Nga ana tjetër, ata kanë gjetur konsensus për rolin e policisë në zgjedhje dhe sinjalizuesit e korrupsionit, por nuk kanë rënë ende në dakordancë për procesin e ankimimit.