FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Regjistrimi i PD-së së vulës në zgjedhje/ Berisha: Për Alibeajn s’ ka asnjë vendim gjykate

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas vendimit për regjistrimin e grupit te vulës në zgjedhje.

Në mbledhjen e përjavshme me gazetarët, kryedemokrati ka theksuar se nuk do nuk ka asnjë vendim gjykate se Enkelejd Alibeaj është kryetar i PD.

Të shpallësh kryetar atë që nuk është do të thotë të pranosh të emëruarin e Edi Ramës, është shkelur çdo normë e këtij vendi, i këtij shteti apo narko shtetit. Të pretendosh se Alibeaj që nuk është votuar kurrë dhe e ka shndërruar vetën një peng të Ramës, kjo do të thotë të kthehesh te opozita e emëruar. Nuk ka asnjë vendim gjykatë në absolute , që Enkelejd Alibeaj është kryetar partie. Ka një vendim gjykate që është në fuqi akoma derisa të zbardhet vendimi që Sali Berisha është kryetar partie. Por tmerri që ka Rama dhe që mendon se nëpërmjet Alibashës dhe Bravës do të mund të shpëtojë në 14 maj. Për Alibeajn nuk ka asnjë vendim gjykate në këtë shtet. Por ky është një pseudoshtet. Por dihet që është vegël i kapur peng në krim nga Edi Rama. Basha Alibrava nuk kanë lidhje me PD, janë të dy pengje të Ramës dhe Rama i përdor”, theksoi kryedemokrati.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?