Rekomandimi i Dhomës Zgjedhore: Të ndërtohet një administratë e depolitizuar dhe bord për monitorimin e financimeve

Publikohet rekomandimi i Dhomës Zgjedhore për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Në rekomandim përcaktohet si kërkesë ndërtimi i një administrate të depolitizuar, ndërsa anëtari i 7 në KZAZ duhet të emërohet pa propozim të partive.

Një tjetër kërkesë ishte dhe se sekretari i KZAZ duhej të emërohej pa propozimin e partive. Po ashtu, rekomandimi thekson se duhet të merret parasysh mundësia e votimit me lista të hapura si dhe të krijohet bord për monitorimin e financimit të partive.

Sipas ish kreut të KQZ-së Kristaq Kume opsioni i listave të hapura është i mirë dhe duhet të përkrahet nga politika.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kritaq Kume: Komisioni i Reformës Zgjedhore, klasa politike e ka shpërdoruar deri sot kohën për të realizuar këtë detyrë, por jemi të mendimit se nuk është koha faktori themelor i cili përcakton sa dhe si mund të realizohet, por është vullneti politik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në kushtet kur ky vullnet politik do të shprehet ajo që ne presim të realizohet është e mundshme. Presim të ndërtohet një ngrehinë ligjore që do të bëjë të pamundur atë që shoqëria jonë kërcënohet sot: Kapja e sistemit dhe procesit zgjedhor nga bota e krimit për pasojë kapja e pushtetit. Vota e lirë nuk garantohet nga sistemi por nga sjellja. Ajo çka ne propozojmë është krijimi i kushteve ligjore që të bëjnë të mundshme konvertimin e vullneteve të shrpehura në kutitë e votimit në mënyrë proporcionale sa më të mirë të mundshme.

Deklarata u bë sot paradite para kryesisë së Kuvendit.

/BW

Dokumenti i Dhomes Zgjedhore

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?