Rekomandimi, ironia e Manjanit: Falenderojnë Ornelën
Për rekomandin e KiE, për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka gjetur emrin ndaj të cilit duhet të jemi falenderues.
Me ironi ai thotë se meritat i takojnë shkrimtares Laura Vorpsi. Por në të njëjtën kohë, ai shton se në burg janë 11 të arrestuar politik.
”Sugjeroj të falenderojmë Ornela Vorbsin, shkrimtaren me famë në Paris, Francë e gjithë Shqipërinë, për rekomandimin e KE për hapjen e negociatave! Hapen s’hapen negociatat, tashmë ska rëndësi! Ajo na solli rekomandimin…Ndërkohë kemi në burg nja 11 të arrestuar politikë!!! Ata presin drejtësinë”,-shkruan Manjani.
KOHA JONË SONDAZH

