Replikat/Murrizi përplaset me Berishën: Pse nuk flet për tenderat që merr…
Në mbledhjen e së hënës të grupit parlamentar të PD-së, mësohet se ka patur një debat mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit Myslim Murrizi. Shkak është bërë kërkesa e Berishës, që PD të denoncojë koncensionet, që sipas tij po përfiton Olsi Rama nga qeveria.
”Unë do të kërkoja që të gjithë deputetët e PD, të denoncojnë fort të gjithë tenderat dhe koncesionet korruptive të qeverisë. Është e papranueshme që vëllai i kryeministrit të vendit, Olsi Rama, ka vënë nën kontroll lojërat e fatit”, tha Berisha.
Deputeti demokrat, i ka kërkuar Berishës që të flasë për koncesionet që marrin nga qeveria njerëzit e PD-së. Ai përmendi disa emra, si Ridvan Bode, Keltis Kruja, Fabian Topallaj.
”Doktor, këta deputetët që janë këtu, janë të rinj dhe kanë ardhur në parti me korrespondencë. Unë jam që ta fillojmë me këta tanët, që edhe thonë që jemi opozitarë edhe i bëjnë opozitë opozitës, në një kohë që joshen dhe marrin tendera nga qeveria. Pse nuk flasim për shoferin e Bodes dhe vëllain e Keltis Krujës”, iu përgjigj Murrizi.
KOHA JONË SONDAZH

