Ristani: Nuk tërhiqemi nga votimi elektronik
Partia Demokratike është e vendosur se nuk do të tërhiqet nga votimi elektronik për zgjedhjet e 18 qershorit. Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, sekretari i Përgjithshëm i PD Arbën Ristani tha se votimi elektronik zgjidh të gjitha problematikat e procesit zgjedhor. Ai tha se kjo është betejë e PD, e cila do të vijë në pushtet vetëm me zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ristani: PD do të vijë në pushtet me zgjedhje të lria dhe të ndershme. Ne do të bëjmë patjetër zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe vetëm nëpërmjet tyre do të sjellim PD në pushtet. Ne nuk mund të bëjmë thjesht votime, ne do të bëjmë zgjedhje. Kemi bërë në kohën e diktaturës 45 vjet vetëm votime, por zgjedhje nuk kemi bërë. Ne këtë herë nuk do të bëjmë votime, por do të bëjmë zgjedhje.
Votimi elektornik zgjidh problematikat që ne kemi për zgjedhjet. Zgjidh problematikat që ka pasqyruar OSBE/ODHIR, pengon blerjen e votës, pengon fotografimin e votës, korruptimi i komisionerëve, vjedhja e votës së partive të vogla etj.
Kjo është një betejë e opozitës sepse përpara kemi një njeri që nuk do zgjedhje të lira dhe të ndershme prandaj ne kemi thënë që do të jetë e vështirë me Ramën të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por na takon të bëjmë presionin maksimal që edhe njerëzit të binden tek drejtësia e kësaj që po kërkojmë, edhe partnered të binden dhe të gjithë ta ngrejme presionin që ta detyrojmë Ramën të bëjë zgjedhje të dnershme.
Ai tha se mazhorancës i mungon vullneti për të realizuar votimin elektronik dhe për të patur zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ristani: Mungon vullneti nga mazhoranca, sepse tendenca e tyre ajo që ata kanë treguar gjatë gjithë kohës se nuk kanë vullnet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ristani tha se pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të diskutohet për listat. Sipas tij i vetmi problem i listave të hapura është vështirësia ne votim.
Ristani: Basha ka bërë prezent qëndrimin e PD që ne jemi të hapur të diskutojmë mbi cdo lloj sistemi. Ne nuk mund të paragjykojmë që është më i mirë sistemi me listë të hapur, sistemi maxhoritar apo sistemi i përzjerë. Për ne nuk ka kuptim të diskutojmë llojin e sistemi pa garantuar që do të bëjmë proces të rregullt. Për mua nuk ka një sistem të keq, janë sisteme demokratike të përdorura nga vende demokratike. PD nuk ka asnjë problem ndaj njërës zgjedhje apo tjetër. Për mua votimi me listë të hapur ka vetëm një andikap, ka vështirësi në procesin e votimit dhe të numërimit.
KOHA JONË SONDAZH

