Ristani: Rama gënjeshtar me precedent, po ndeshemi me bandat e krimit

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, tha në studion e Syri.net, se ne kemi një ministër të Brendshëm, vëllai i të cilit është marrë me trafikun e drogës, ndërsa i takon prokurorisë që të provojë që ai po merret edhe tani me këtë veprimtari.

Ristani tha se Kryeministri Edi Rama është një gënjeshtar me precedent, ka gënjyer në mënyrë permanente dhe si i tillë është i pabesueshëm.

I pyetur për deklaratat e Ramës se ka bërë ekspertizën e video-përgjimit ku shfaqej vëllai i ministrit të Brendshëm, Ristani theksoi se kjo ishte një gënjeshtër e trashë, në vazhdën e gënjeshtrave që i ka thënë këtij populli, nga momenti që ka marrë postin e Kryeministrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ristani tha se protesta e opozitës është përgjigja më e mirë që mund t’i jepet partnerëve ndërkombëtarë se në Shqipëri ka një opozitë që reagon kundër bandave që janë në pushtet.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Protesta tregon se kemi një demokraci në këtë vend, pasi po të mos ishin protestat, atëherë do të shkonim drejt Rusisë, Turqisë apo Koresë së Veriut”, tha Ristani. Ai shtoi se beteja nuk është mes PS dhe PD, por mes opozitës dhe bandave të krimit.

Ristani deklaroi se protesta e ditës së nesërme pritet të jetë më masivja. Sipas tij, pavarësisht kohës së pakët që patën në dispozicion, deputetët dhe strukturat e PD-së kanë trokitur derë më derë për të sensibilizuar qytetarët.

“Protesta të tilla kaq masive sa ajo që pritet, duan një organizim të mirë, duan shumë punë. Për hir të së vërtetës këtë herë nuk kishim shumë kohë, por gjithsesi strukturat janë angazhuar dhe puna është bërë, dhe pritet që protesta masive. Kur flasim për protestë masive nuk flitet vetëm për strukturat e PD-së, apo partive aleate, por kemi parasysh një pjesëmarrje shumë të gjerë qytetare. Gjatë gjithë këtyre ditëve deputetë të PD-së kanë patur takime jo vetëm me struktura, por kanë trokitur derë më derë dhe protesta do të jetë tejet masive”, tha Ristani.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, nuk e ka cilësuar të rastësishme që pas Saimir Tahirit në krye të ministrisë së Brendshme të vihet Fatmir Xhafaj.

Ristani deklaroi se kjo qeveri është e lidhur me krimin, dhe emrat e ministrave diktohen nga kartelet e drogës.

“Lidhjet e ministrit Xhafa me situatën konkrete me vëllain e tij që është i dënuar për trafik droge nuk vjen si rrufeja në qiell t hapur, vjen pas një 4 vjeçari të këtij shteti nga rilindja, e cila solli në pushtet krimin dhe kriminelët. Ata sollën në parlament trafikantë dhe vrasës, vunë në krye të bashkive përdhunues, vunë në krye të policisë bashkëpunëtorë të trafikantëve. Kështu që në këtë rrjedhë ajo që është më e besueshme është që këtë qeveri e drejtojnë kartelet e drogës, të cilat diktojnë emrat e ministrave të Brendshëm. Nuk është rastësi që pas Saimir Tahirit vihet një ministër tjetër i cili ka të vëllain të lidhur me krimin”, theksoi Ristani.

Sipas tij ka ardhur momenti që Shqipëria të çlirohet nga krimi.

“Ne kërkojmë largimin e qeverisë së krimit dhe largimin e Edi Ramës. Por largimi i Xhafës është imediat. Qëllimi final është largimi i kësaj qeverie dhe i Edi Ramës nga pushteti. Sepse nuk bëhet fjalë për beteja politike por me një aksion popullor për të larguar kriminelët nga pushteti. Sulmet ndaj prokurorisë janë të ngjashme si sulmet e Eskobarit. Nuk kishte ndodhur kurrë që të rrëmbehen provat në prokurori. Kjo tregon se në Shqipëri, krimi ka marrë zemër”, tha Ristani.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, hodhi poshtë zërat dhe hipotezat se protesta e opozitës do të jetë disaditore. Ristani tha se kjo protestë do të nisë dhe do të përfundojë gjatë ditës së nesërme. Ndërsa shtoi se protesta do të jetë paqësore.

“Protesta nuk do të jetë disaditore. Sapo mbaruam edhe një takim me drejtuesit e Policisë, ajo që është e sigurt është se protesta do të jetë paqësore”, deklaroi Ristani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?