Rreziku rus, Xhaçka kërkon prezencë ushtarake të SHBA-së në vendin tonë

”Dëshirojmë të shohim një rritje të prezencës së industrisë së mbrojtjes amerikane në Shqipëri”,-është shprehur ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, në vijim të vizitës së saj zyrtare në SHBA. Një prani e SHBA-së ose e NATO-s në Shqipëri, ka theksuar Xhaçka, është një demonstrim se kjo zonë nuk harrohet nga aleatët tanë.

”Ballkani Perëndimor është një rajon i orientuar nga Perëndimi. Ndajmë dhe mbrojmë parime e vlera të njëjta ndaj mirëpresim forcimin e partneritetit tonë strategjik. Ju ftojmë ta konsideroni me dashamirësi Shqipërinë si një vend kontakti në rajon. Do vijojmë të luajmë një rol konstruktiv për paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë. SHBA mund të mbështeten tek ne. Besojmë se është koha për të parë një gjurmë në Shqipëri. Një prani e SHBA-së ose e NATO-s në Shqipëri është një demonstrim se kjo zonë nuk harrohet nga aleatët tanë. Jemi të gatshëm të vëmë në dispozicion bazat tona detare/kapacitetet tona tokësore/ajrore/detare. Dëshirojmë të shohim një rritje të prezencës së industrisë së mbrojtjes amerikane në Shqipëri”,-tha Xhaçka.

Xhaçka është pritur nga sekretari i Mbrojtjes, James Mattis, ku zyrtari i lartë e ka vlerësuar Shqipërinë si një aleat i Shqipërisë në të gjitha aspektet. ”Shqipëria ka treguar se madhësia e saj gjeografike ka shumë më pak rëndësi, se sa angazhimi i saj në Aleancë. Shqipëria godet më fort se sa pesha e saj. Ju jeni aleati ynë jo vetëm në uniformë, por në të gjitha aspektet. Do të keni gjithmonë ndihmën tonë”,-tha Mattis.

Swiss Digital Desktop Reklama

Xhaçka përmendi Kinën, Iranin dhe Turqinë si vende, ndikimi i të cilave Shqipëria donte ta kundërshtonte, tha se vendi ynë ka bërë bazat e saj tokësore, ajrore dhe detare në dispozicion të Shteteve të Bashkuara. Ajo tha se Shqipëria po paraqet disa ide për të vënë në dispozicion baza tokësore, ajrore dhe detare por edhe aftësi të tjera, qoftë në mënyrë dypalëshe me SHBA ose në suazën e NATO-s.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministrja Xhaçka propozoi konkretisht baza dhe kantiere detarë të Shqipërisë, një aeroport ushtarak për furnizimin me karburant në ajër dhe zonën e stërvitjes në Bizë të Elbasanit si ide që mund të eksplorohen. Xhaçka tha se në Shqipëri mund të ketë zona të gjera ku SHBA mund të investojnë. Ajo tha se në një takim me firmën Lckheed-Martin në Uashington, i kishte ofruar firmës të angazhohet më shumë në shtimin e aftësive të vëzhgimit ajror dhe detar të Shqipërisë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis mirëpriti propozimin për ta parë Shqipërinë si një footprint për NATO-n në rajon dhe vlerësoi se ky propozim vjen në momentin e duhur nga një vend që ka treguar jo vetëm me shifra por edhe me angazhime se është një aleat i denjë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?