FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rrofshin vjehrrat

Nga Hyskë Borobojka

Vite më parë, në kohën e monarkisë, Chri-Chrri (Nonda Bulka) mallkonte e shante veten që “bëri proçkën e pa shpjeguar” u martua me një grua pa prikë dhe si “shpërblim” iu ngjit pas edhe vjehrra. E qortonte veten, humoristi i madh, se duhet ta mbante mamanë e nuses me të ngrënë e me të pirë, me të veshur e mbathur, me të shtrar e mbulluar e me ç’i kërkonte shpirti e zemra. Kurse në kohën e këtij trazicioni të tejzgjatur, nuk janë të rrallë qeveritarët, deputetët, prokurorët, gjyqtarët dhe oligarkët, që mamatë e nuseve i kanë me kimet të madh e i mbajnë në pëllëmbë të dorës. Aq shumë i duan, i nderojnë e i respektojnë vjehrrat, sa pasurinë që kanë vënë duke vjedhur e grabitur, në mënyra e rrugë të ndryshme, kur vjen puna t’i deklarojnë përpara Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive, për t’u quajtur të “varfër” e për t’u qarë hallin, i kanë regjistruar në emrin e mamave të nuseve, që quhen vjehrra.

Që të grabitesh e të bëhesh i kamur nuk duhet vetëm të dish, por të zotërosh edhe marifetin e maskimit. Për të fshehur pasurinë e grabitur, zyrtarëve të lartë, deputetë, prokurorëve, gjyqtarëve dhe oligarkëve u vjen në ndihmë neni 24 dhe 35 i ligjit 9367, i datës 7 prill 2005. Ky ligj i miratuar nga Parlamenti me “konsensus”, është aq i “fortë”, sa i detyron femijët e zyrtarëve të lartë të deklarojnë pasurinë që kanë “vënë” bashkë me prindërit, por nuk i detyron dot vjehrrat, që janë jashtë certifikatës familjare (por brenda çanakut) të jenë pronare të pasurisë të dhëndurëve. Vjehrrat kanë bërë sakrifica, duke u dhënë vajzat për nuse, që të trashëgohen me to, e jo të mos bëjnë “sakrifica të mëdha”, të kullandrisin e të ruajnë, si sytë e ballit, paratë e pasurinë e dhëndurrve, sikur t’i kishin vendosur në një bankë të sigurisë së lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo “sakrificë” e detyron “parinë” e lartë, që në ahengje, ziafete, kudo të jenë, (brenda a jashtë vendit), në dasma e gostira, dollinë e parë, me gotën plot, ta ngenë për vjehrrat e t’i urojnë me gjithë shpirt, jetë të gjatë e shëndet të plotë, si gardiane të forta në fshehjen e ruajtjen pasurive të dyshimta (pse jo dhe të vjedhura) sikur t’i kenë vënë në bankat më të sigurta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?