Rrogozhinë, Celibashi: Kandidatët s’kanë pse shkojnë nëpër qendrat e votimit! Të evitojnë deklarimet elektorale

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi duke folur në lidhje me procesin e zgjedhjeve në Rrogozhinë, tha se nuk është e nevojshme që kandidatët apo përfaqësuesit politikë të shkojnë nëpër qendrat e votimit.

Celibashi tha se procesi po shkon mirë dhe se s’ka problematika më përdorimin e pajisjeve elektronike. Po ashtu u bëri thirrje kandidatëve dhe përfaqësuesit politik të evitojnë deklarimet me përmbajtje elektorale. Sa i takon fotografimit të votës, Celibashi u shpreh se kjo përbën shkelje të rëndë.

”Fotografimi i votës përben shkelje penale. Kandidatët të evitojnë deklarimet e tyre me përmbajtje elektorale. E kanë të ndaluar të bëjnë thirrje për t’u votuar. Nuk kanë asnjë arsye ligjore që të shkojnë në qendrat e votimit dhe të vëzhgojnë procesin e votimit. Aty janë vëzhguesit janë mediat. Kemi marrë njoftim që në Lekaj kishte grumbullim të personave të paautorizuar. Kjo tashmë është normalizuar. Komisionarët e QV-së duhet ta adresojnë këtë problematikë”,-tha Celibashi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?