Ruçi kërkon përjashtimin e Bushatit, PS të 6 deputetëve të opozita
Kryeparlamentari Gramoz Ruçi pritet të kërkojë përjashtimin nga Kuvendi të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Kërkesa lidhur me reagimin e tij në seancën e sotme ku hodhi ujë ndaj deputetëve të opozitës.
Ndërkohë për tensionet dhe sendet e hedhura në sallën e Parlamentit, Partia Socialsite ka kërkuar edhe përjashtimin e disa deputetëve të opozitës, si: Edi Paloka, Ervin Salianji, Indrit Brahimllari, Kejdi Mehmetaj, Klevis Balliu, dhe Flamur Noka.
Këto kërkesa do të diskutohen pasditen e sotme në Byronë e Kuvendit, e cila do të mblidhet në orën 18:00.
Provokoi tensionet në Kuvend, Ditmir Bushati pendohet: S’i përmbajta dot nervat
KOHA JONË SONDAZH

