Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 10:06 United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick Manchester United duket se ka nisur lëvizjet për të gjetur trajnerin e ri, në rast se vendos të shkarkojë Michael Carrick. Sipas gazetarit të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ruçi, letër Nancy Pelosi: Aleanca me SHBA na ka bërë një vend të madh

Politikë E hënë, 15 Mars 2021 09:48
Ruçi, letër Nancy Pelosi: Aleanca me SHBA na ka bërë një vend të madh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA, Nancy Pelosi me rastin e 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Ndër të tjera, Ruçi thotë se “Aleanca, miqësia dhe besnikëria me SHBA e ka bërë Shqipërinë një vend të madh“.

“E nderuara Kryetare Pelosi, 15 marsi i vitit 1991, dita e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, është për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo në botë një ditë e madhe historik edhe një shans i madh për të ardhmen tonë.

Me rastin e 30-vjetorit kësaj ngjarjeje të shënuar, dëshiroj t’Ju shpreh mirënjohjen e thellë timen dhe të Kuvendit të Shqipërisë, Ju, Dhomës së Përfaqësuesve, Kongresit dhe Presidentit Biden, për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme për zhvillimin, demokratizimin dhe integrimin euro-atlantik të Shqipërisë.

Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, demokracinë më të madhe dhe më të fuqishme të të gjitha kohrave, është për Shqipërinë një arritje dhe një stimul i fuqishëm drejt zhvillimit, mirëqenies, demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut, si edhe rritjes së kontributit për sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë.

Shqiptarët, sa herë që kanë qenë të lirë të vendosin për fatet e tyre, i kanë bashkuar ato me kauzat e mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si mbrojtësi dhe garanti më i fuqishëm i lirisë, stabilitetit dhe paqes për të gjithë vendet dhe të gjithë popujt e botës.

Miqësia shqiptaro-amerikane ka një histori të gjatë.

Shtetet e Bashkuara mirëpritën e mbështetën emigrantët shqiptarë prej fillimit të shekullit të kaluar dhe prej kësaj mbështetjeje Diaspora shqiptare në Amerikë u fuqizua, kontriboui dhe po vazhdon edhe sot e kësaj dite të mbështesë zhvillimin, mirëqënien, demokratizimin dhe integrimin e Shqipërisë.

Ishte Presidenti Wodroow Wilson që ndali projektin për coptimin e Shqipërisë, në vitet e para tëShqipërisë së pavarur.

Aleanca, partneriteti, miqësia dhe besnikëria me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo vetëm na ka mbrojtur, por edhe ka shumëfishuar ritmet, zhvillimin dhe rolin e kontributin e Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare, përkundrejt kufizimeve të natyrshme të një vendi të vogël.

Këtë mbështetje ne e ndjemë edhe gjatë tridhjetë viteve të fundit, kur Shqipëria, iu bashkua valës së tretë të proceseve demokratizuese globale për ta shndërruar demokracinë nga një ideal në një realitet, nën lidershipin e pagabueshëm të Shteteve të Bashkuara.

Këtë mbështetje e ndjemë edhe kur Shtetet e Bashkuara udhëhoqën luftën për çlirimin e Kosovës dhe ndërtimin e shtetit më të ri në Europë, Republikës së Kosovës.

Mbështetja e Shteteve të Bashkuara është edhe sot frymëzimi dhe siguria më e madhe e thellimit të reformave të mëdha në zhvillimin e vendit, rindërtimin e sistemit të drejtësisë, qeverisjen e mirë, luftën kundër korrupsionit dhe përshpejtimin e proceseve integruese, si anëtare e NATO-s dhe drejt negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Gjatë këtyre tridhjetë vjetëve, Kuvendi i Shqipërisë ka qenë interpret i aspiratave të shqiptarëve, i dashurisë, miqësisë dhe bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatin dhe mikun më të madh të shqiptarëve në të gjitha kohrat. Këtë mision Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojë të kryejë edhe në vitet e dekadat që vijnë.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 15 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Shpreh bindjen se bashkëpunimi midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Dhomës së Përfaqësuesve do të rritet e zgjerohet në vitet që vijnë”, shkruan Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Etiketat e lidhura

Gramoz RuciNancy Pelosi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick
Para 19 minutash

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK
Para 21 minutash

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues
Para 30 minutash

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra
Para 35 minutash

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 12 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 13 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 12 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 13 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.