Ruçi: Sfidat pas çeljes së negociatave do të jenë të mëdha, duhet konsensus afatgjatë

 

Në kuadër të “Ditës së Europës”, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi deklaroi se sfidat pas çeljes së negociatave do të jenë të mëdha për vendin tonë. Ruçi dha mesazhin e qartë se Kuvendi duhet të rrezatojë përkushtim dhe vlera europiane, ndërsa shtoi se kanë nisur përgatitjet për çeljen e negociatave.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sfidat pas çeljes së negociatave do të jenë të mëdha. Kuvendi të rrezatojë përkushtim dhe vlera europiane. Kuvendi ka nisur përgatitjet për çeljen e negociatave. Jemi duke punuar për hartimin e planit të veprimit. Objektivi i integrimit arrihet kur ka konsensus afatgjatë”, tha Ruçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeparlamentari Ruçi thotë se asnjë forcë politike për asnjë arsye nuk duhet të pengojë për të arritur këtë objektiv.

“Përvoja e suksesshme e zgjerimit të BE drejt vendeve të Europës Lindore dhe qendrore na mëson se objektivi i aderimit në BE mund të arrihet vetëm kur ka konsensus afatgjatë dhe të qëndrueshëm mes shumicës dhe opozitës. Integrimi në BE është një interes strategjik dhe kombëtar që gëzon mbështetjen e të gjithë qytetarëve shqitparë, prandaj asnjë forcë politike dhe për asnjë arsye nuk mund dhe nuk duhet të pengojë arritjen e këtij objektivi strategjik. Anëtarësimi në BE duhet ta vlerësojmë si një përpjekje të përbashkët për të ecur përpara dhe dobiprurës për të qytetarët. Integrimi Europian është shtysa më inkurajuese për ndërtimin e Shqipërisë Perëndimore dhe demokratike me një ekonomi të qëndrueshme dhe mirëqenie. Ne duhet të punojmë për këtë mirëqenie për të gjithë shqiptarët”- tha ai.

Dorëheqja e Saimir Tahirit

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi përshëndeti vendimin e ish-deputetit Saimir Tahiri për dorëzimin e  mandatit. Në ditën e Evropës gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Ruçi tha se ky është rasti i parë në 27 vjet që një deputet dorëzon mandatin pas akuzave. Ai tha gjithashtu se akuzat duhen vërtetuar nga organet e hetimit.

“Në 27 vjet që unë kam në parlament ka pasur shumë akuza për shumë deputetë majtas dhe djathtas, nga 1991 deri sot duke filluar nga mua. Asnjë nuk e ka lënë mandatin. Është rasti i parë që duhet të jetë i mirëpritur dhe i vlerësuar në rastin konkret. Këtu do të përmendja Çurçill, i cili thoshte se politika nuk ka moral, por brenda imoralitetit ka një moral dhe në rastin konkret dorëheqja e Tahirit tregon që vazhdon të ngelet ky moral brenda imoralitetit në politikë. Rasti në fjalë është për tu përshëndetur, është i mirëpritur, të tjerat pastaj, sa i përket akuzës ajo ngelet ta vërtetojnë organet e hetimit për ish-deputetin Tahiri apo ish-deputeti Tahiri  për pafajësinë e tij para organeve të drejtësisë”- deklaroi kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Incidenti te Varrezat e Dëshmorëve

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka reaguar edhe në lidhje me incidentin që ndodhi ditën e “5 majit” në varrezat e dëshmorëve, ku një grup veteranësh nderuan me portretin e Enver Hoxhës. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët Ruçi e quajti akt të shëmtuar, duke theksuar se ajo ditë që nderon të rënët tanë nuk duhet njollosur.

“Unë do të përshëndesja  të gjitha forcat politike shqiptare që në datën 5 maj nderuan të rënët. Absolutisht po! Ata që luftuan dhe na dhanë lirinë e krenarinë dhe duhet të krenohemi që na radhitën krah fitimtarëve dhe ne kemi detyrimin ti nderojmë e respektojmë. Por në asnjë mënyrë në këtë ditë përkujtimore të të rënëve ne njollosim dhe ngjyrosim qoftë me atë akt të shëmtuar për mua që ndodhi atë ditë. Nuk po marr krah në këtë drejtim. Nëse ka probleme ligjore që duhen ndarë, opozita e sotme aty ka qenë dje në mazhorancë, këtu është sot si opozitë dhe në rrugë institucionale mund të marrë çdo nismë dhe në kohën e duhur, në përgjigje të interesimit tuaj nëse ka boshllëk ligjor duhet sanksionuar”- u shpreh Gramoz Ruçi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?