Ruçi: S’ka ndryshime, zgjedhjet në janar

 

Nuk do të ndryshojë asnjë vendim i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste në lidhje me afatet e caktuara për procesin zgjedhor brenda kësaj partie që ka nisur që në shtator dhe do të përmbyllet në muajin dhjetor e më pas, në fund të janarit kur do të mblidhet Kongresi i PS-së.

Kreu i Asamblesë Kombëtare të PS-së, Gramoz Ruçi, e ka konfirmon për gazetën “Shqip” zbatimin e vendimeve të Asamblesë mbledhur në fund të muajit korrik, ku shtoi se çdo lajm tjetër është thjesht një telenovelë mediatike, duke iu referuar këtu lajmit të shtyrjes së mbajtjes së Kongresit pas një kërkese të deputetit të Qarkut të Vlorës, Koço Kokëdhima.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai rikonfirmoi edhe një herë se muaji dhjetor do ta gjejë PS të ristrukturuar dhe vendimmarrjet e tjera në lidhje me statutin e partisë, i cili është në proces përmirësimi dhe ndryshimi në përshtatje me statutet e partive të majta Europiane, do të votohen në fund të janarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Asambleja Kombëtare ka marrë vendimet e saj. Është e qartë që asgjë nuk ndryshon. Çdo lajm tjetër është një telenovelë mediatike”, konfirmon kreu i grupit parlamentar të deputetëve socialistë.

Në mbledhjet me dyer të mbyllura në selinë e PS-së një javë më parë nuk kanë munguar as tonet e ashpra për shtyrjen e vendimmarrjes së Asamblesë në lidhje me Kongresin, çka ka lindur pas propozimit të Kokëdhimës me argumentin se në Qarkun e Vlorës dhe Gjirokastrës, strukturat e partisë nuk kanë ecur me afatet e Asamblesë për të përmbyllur çdo fazë të caktuar. Kjo ka ngjallur debate mes deputetëve të Vlorës, ku Kokëdhima në media ka mohuar gjithçka, duke thënë se nuk ka kërkuar asnjëherë shtyrje të Kongresit.

Duke iu referuar vendimeve të miratuara në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, ristrukturimi i së majtës ka nisur në muajin shtator me fazën e parë që është regjistrimi i anëtarësisë të partisë sipas organizatave socialiste, e cila do të vijojë deri në nëntor. Ndërsa deri më 10 dhjetor pritet që të mbahen edhe zgjedhjet në çdo organizatë të PS-së. 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?