Rudina Xhunga: Shumë mirë që Besa Shahini nuk është më ministre

Gazetarja Rudina Xhunga ka komentuar largimin e Besa Shahinit si ministre e Arsimit disa muaj para përfundimit të mandatit.

Duke folur në ‘news 24, Xhunga tha se Shahini ka bërë shumë mirë që iku në këtë moment, pasi sipas saj në këto kohë të vështira që po kalon Shqipëria prej pandemisë, ajo mendoi vetëm për familjen e saj.

“Shpreha atë që ndjenim të gjithë. Ndjejmë pasiguri për shkollat, pandeminë. Bëra mirë që e thashë. Shumë mirë që Besa Shahini nuk është më ministre. Është shtator i rrallë, thonë se pandemitë kanë ndodhur një herë në 100 vjet dhe ajo pati luksin të ishte ministre në momente historike dhe në një moment të tillë, njerëz përfitojnë te fëmijët duke u thënë gjëra përmes komunikimit. Besa tha do mendoj për familjen time”, tha Xhunga.

Duke komentuar largimin e saj nga kryeministri ditën e parë të shkollës, gazetarja shton se “edhe unë do e kisha larguar në sekondë. Në këto kohë, kemi nevojë për njerëz që mendojnë pozitivisht. Uroj që zonja e re ministre, që nuk e njoh, të ketë komunikimin e mjaftueshëm. Mos t’i mbledhë fare ata formularët nëpër shkolla. Prindërit duhet të qetësohen, jo t’i rëndojmë me pyetësor që na vështirësojnë komunikimin”.

SHKARKO APP