FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sali Berisha: Ja e vërteta e fotos me Agron Nezën

Sali Berisha është pyetur sërish sot për lidhjen e tij me Agron Nezën ish-agentin e shërbimeve sekrete që është nën hetim nga drejtësia amerikane për dhënien e një shume parash prej 225 mijë dollarësh ndaj ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.

“Dje kam thënë i kam njohur të tjerët jo këtë, dhe kjo është e vërteta, i kam njohur familjarë të tjerë. Agron Neza ka një fotografi me mua. Mund të jenë 100 mijë shqiptarë që kanë fotografi me Sali Berishën. Kam njohur shumë prej familjes së tij, por këtë nuk e kam njohur.

Ka bërë një fotografi me mua, s’do të thotë asgjë. Ka njeri që akuzon veten e tij? Ai do bëjë çdo deklaratë për të lehtësuar veten se ai është subjekt hetimi. Ai s’mund të bëjë deklarata për të rënduar veten e tij”,- u shpreh Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?