Sali Berisha paraqitet në SPAK

Kreu i PD, Sali Berisha, është paraqitur në SPAK për zbatimin e masës detyrim paraqitje për çështjen Partizani. Berishën e kanë pritur mbështetësit e tij jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

“Erdha këtu pa përtesë, çdo dy javë sepse ardhja ime shërben si një dëshmi e përbotshme e keqpërdorimit politik të drejtësisë nga narkotrafikanti Edi Rama për të sulmuar kundërshtarët politik. Hetimi shterues 4-vjeçar, dhe vetingu 32-vjeçar familjar i Berishës ka provuar se ai dhe familjarët e tij nuk kanë përfituar kurrë asnjë favor dhe se kursimet e tyre janë në përputhje me ligjet e vendit, përbëjnë gjithsej 100 mijë euro dhe një apartament. Keqpërdorimi i SPAK-ut është pjesë e strategjisë së Ramës për të goditur opozitën shqiptare. Çështja nisi me denoncimin politik pa asnjë fakt, të eksponentit politik të bandave të Elbasanit, Shkodrës dhe Fushë Krujws, Taulant ballës dhe është mbajtur në këmbë për qëllime politike”, tha Berisha në dalje nga Prokuroria e Posaçme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?