FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sali Berisha: Qeveria dhe Kryeministri kanë dijeni për fatin e Ervis Martinajt

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PD se qeveria dhe kryeministri Edi Rama kanë dijeni për fatin e Ervis Martinajt.

Nuk ka sektor që ky nuk ka shtrirë tentakulat e veta. Ia morën lojërat e fatit Ervis Martinit dhe tani thotë ku është.
E di vetë ai ku është. Ai ishte biznesmen i lojërave të fatit. Olsi Rama është përfolur si njeriu në hije i lojërave të fatit.
Shko e pyet Baton Stanishiçin dhe Ymer Çorapen se ata e dinë. A nuk shkruajtën ata se është në gjashtë copa në prokurori.
Një njeri i zhdukur dhe një shtet bandit që thotë se është në gjashtë copa në prokurori.

Po kjo çfarë prokurorie është që thuhet se mban një trup me gjashtë copa dhe nuk bën një përgënjeshtrim? Sepse kontrollohet nga Rama.
Nëse është në gjashtë copa, familja të njoftohet. Është kod shekullor”, u shpreh Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?